Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e kam njohur unë “Monstrën” Anja

2016/06/21 at 12:34 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si e kam njohur unë “Monstrën” Anja

Nga Dritan Laci


Edhe pse nuk jam bërë ende prind, ndjesia që përjetova duke parë pamjet kur një edukatore godiste pa mëshirë një fëmijë tre vjeç, ishin të tmerrshme. Aq sa refuzova veten ti shikoja për herë të dytë ato pamje. Por shokimi im u bë më i madh pasi filluan të qartësoheshin rrethanat. Kur mësova se “edukatorja” që tani ishte pronare e kopshtit, në fakt ishte një kolege e jona, madje një njohje e vjetër e imja. Një njohje që fillonte nga bangat e shkollës së lartë dhe më pas vazhdonte në redaksitë e medias.

Kështu e kam njohur unë Anjën, apo Anjeza Shabanin, siç e njihni ju tashmë që nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Qe të bëjmë një pakt fjale që në fillim, unë nuk po shkruaj për ti ardhur në ndihmë Anjës. Sepse veprimi i saj është plotësisht i dënueshëm. Dhe ju ja keni taksuar tani dënimin tuaj.

E pra unë Anjën e kam njohur në kursin e Gazetarisë. Unë kam qenë grupi A ajo grupi C, por duke qenë se ishte shumë tip, ishte nga ato vajza që binin në sy për temperamentin e tyre. Me një fjalë ne e konsideronim “gocë bobe” apo ndryshe “gocë garipe”

Kështu e kam njohur edhe në redaksinë e gazetës “Korrieri”, 8 vite të shkuara, kur ajo erdhi të mbulonte në mos gaboj showbizzin.

E njëjta Anjë, i njëjti temperament, e njëjta e folur, gati “lace”, vajzë me humor të spikatur.

Sigurisht që pas emisionit investigativ “Alarm”, 3 vite me parë, ne të gjithë e humbëm nga sytë.

Pa e ditur se një ditë Anjën do ta shikonim në një rrethanë të tillë, aspak të këndshme.

“Monstër”, “Bishë”, “Bitch”, “Bushtër: dhe lloj-lloj epitetesh që e ekzekutuan pa gjyq brenda një kohe të shkurtër, nga një llavë e pafund ofendimesh që në të vërtetë ishin po kaq monstruze sa edhe epitetet që ata i vendosnin Anjës.

Në fakt duke u distancuar edhe njëherë nga Anja e mbrëmshme, duhet të biem të gjithë dakord.

Anja nuk është vetëm në shoqërinë tonë. Për fat të keq duhet ta pranojmë.

Si Anja e mbrëmshme, jo si Anja që kam njohur në fakultet dhe në punë, ka shumë.

Po shumë ama.

Ka në familje baballarë dhe mamallarë që i zhdëpin keqazi fëmijët. Sigurisht që Anjës nuk i lejohet. Madje e meriton ti themi: “Tu thafshin duart”

Po kështu ka edhe mamallarë dhe baballarë që heshtin kur ai që rrihet nuk është fëmija i tyre. Po prapë Anjës meriton ti themi: “Të zëntë haku te fëmija yt”

Por a e keni menduar ndonjëherë që Anja fle brenda nesh, brenda jush, brenda edhe atyre që e derdhin kokrrën e lotit rrëke. Por që sillen me fëmijët e botës por si Anja.

Që Anja është thjesht një përbindësh në shpirt që pa e kuptuar na ka kafshuar të gjithëve.

E pra duke parë Anjën mbrëmë dhe “lumin” e pafund të ofendimeve mu kujtua një histori  jo më larg se tre vite më parë.

Rastësia më çoi të ulesha pas shumë vitesh në bangën e klasës së parë. Ishte një ndjesi e papërshkueshme kthimi në një moment të tillë. Isha aty bashkë më kushëririn tim, vajza e të cilit do njihej me mësuesen e saj të ardhshme.

Prezantimi i parë, gjithçka ishte ok. Çdo gjë po shkonte mirë e bukur.

Në një moment mësuese Moza (emrin po ja stis) u drejtohet prindërve me një kërkesë shumë të arsyeshme.

“Për efekt të numrit të lartë të nxënësve në klasën time, ju lutem vendosni kush nga fëmijët do shkojë në klasën tjetër, me mësuesen x”

Më të ka plasur një sherr midis prindërve sa u llahtarisën edhe fëmijët.

“Pse të shkojë fëmija im” “Pse të mos shkojë fëmija yt” “Fëmija im kështu” “Fëmija im ashtu”. Aq sa në një moment u desh ndërhyrja e mësueses Mozës që të vinte rendin në klasë.

Po sikur të mos mjaftonte kjo zallamahi, një tjetër kërkesë po e dhysh Mozës, i nxehu edhe më shumë gjakrat.

“Fëmijët që kanë probleme me shikimin të dalin në bangat e para të klasës”

U hodh njëra nga mamatë. “Fëmija im ka nevojë për ajër, të lutem ma vendos nga dritarja”. Mamaja tjetër thoshte: “Fëmija ime preket shpejt, të lutem vendose në bangë të parë”

Dhe kështu u hap një tjetër front sherri. “Pse fëmija yt në bangë të parë, pse fëmija im në bangë të mesit”

Aty pashë “Monstrën” brenda tyre. Atë “monstër” për të cilët ju me të drejtë patë dhe akuzuat te Anja.

Por që fle po aq përbindshëm te gjithsecili prej nesh dhe na shpërfytyron në një moment të caktuar të pavetëdijes sonë.

Ndaj edhe mendoj që duhet të reflektojmë për Anjën brenda nesh.

Sepse një fëmi është i tillë sikur është i yti sikur nuk është i yti.

Ndaj kur të hedhim gurin e fundit mbi Anjën, duhet të shikojmë edhe për mëkatet tona si shoqëri që krijojmë çdo “Anja” apo siç i quani ju “Monstër”, “Bushtër” “Bitch”, “Karakurvë” e shumë e shumë epitete të tjera.

Edhe diçka. Mos u përpiqni të gjeni në këtë shkrim një mbrojtës për Anjën, pasi nuk ka një të tillë, por përpiquni të edukoni nëpërmjet këtij shkrimi Anjën që është brenda jush.

 



Ju sugjerojmë

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…
Aktualitet

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…

18 Qershor, 2025 11:59 am
Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
Aktualitet

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

18 Qershor, 2025 11:52 am
Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

18 Qershor, 2025 11:45 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

18 Qershor, 2025 11:40 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur në kasollën e bagëtive 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se…

18 Qershor, 2025 11:30 am
Bunkeri bërthamor nëntokësor i Iranit që Izraeli nuk e shkatërron dot,flet eksperti
Bota

Bunkeri bërthamor nëntokësor i Iranit që Izraeli nuk e shkatërron dot,flet eksperti

18 Qershor, 2025 11:13 am
U vodhën 15 mln € europianëve/ GJKKO dënon me burg 2 autorët,iu konfiskohen pasuritë
Aktualitet

U vodhën 15 mln € europianëve/ GJKKO dënon me burg 2 autorët,iu konfiskohen pasuritë

18 Qershor, 2025 11:12 am
Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata
Aktualitet

Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata

18 Qershor, 2025 10:56 am
Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij
Aktualitet

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

18 Qershor, 2025 10:47 am
Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë
Bota

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë

18 Qershor, 2025 10:46 am
Para
Elseid Hysaj shkëlqen në Europian, Barça konkretizon interesimin

Elseid Hysaj shkëlqen në Europian, Barça konkretizon interesimin

Video/Enca tregon diçka më shumë nga marrëdhënia me Noizyn

Video/Enca tregon diçka më shumë nga marrëdhënia me Noizyn

Sadikut i vjen një superofertë, ja kush e kërkon

Sadikut i vjen një superofertë, ja kush e kërkon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…
18 Qershor, 2025

Protagonist në serialin shumë të ndjekur në Televizionin Klan, “Osmani”, aktori i njohur turk Burak Özçivit, është padyshim një prej...

Lexo më shumë

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
18 Qershor, 2025

Bashkia e Tiranës nis procesin e spërkatjes me qëllim menaxhimin dhe largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit Artificial. “Ky...

Lexo më shumë

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
18 Qershor, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte...

Lexo më shumë

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
18 Qershor, 2025

Flakët në pyllin e Krastës në Elbasan që u shuan pas disa orësh dje, dyshohet se janë shkaktuar nga ndezja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com