Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim në qytetin e Durrësit, me kryetarët e bashkive.
Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se në javët në vijim do të publikohen shumë shpejt çmimet e referencës së banesave.
Më tej, kryeministri bëri të ditur se taksa për shtëpitë e dyta do të jetë më e madhe, se sa për shtëpitë e para.
“Kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë.
Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja të referencës do të kenë dhe një element tjetër të ri që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë.
Sidomos bashkitë e bregdetit do të kenë një të ardhur domethënëse të shtuar nga ky proces. Sepse shume njerëz në bregdet kanë shtëpi të dyta.
Por duke patur parasysh se çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë do të ketë të ardhura shumë më tepër, sepse është baza kryesore ne të gjitha bashkitë e botës”, tha Rama.