Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazi, ‘fati’ i Universitetit

2016/04/18 at 4:58 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shullazi, ‘fati’ i Universitetit

Nga Rudina Xhunga


Ndonjëherë e keqja, vjen për mirë, ose ti bëje, të dalë për mirë, thonë.

Ndërsa po afrohet gara e zgjedhjeve Universitare, që në media mori një vëmendje kohë pas kohe, befas ndodhi çudia.

Shullazi kërcënoi kandidatin për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, që të tërhiqej nga gara. Kjo ishte ajo çfarë, pak a shumë , tha ish kryeministri Berisha, ndërsa gara për Rektorin e ri të Universitetit të Tiranës është të mërkurën.

Prokuroria , pas arrestimit të djeshëm, do ta hetojë Shullazin edhe për këtë denoncim publik të ish kryeministrit Berisha.

Nuk do të qe çudi që një njeri që ka mënyrë jetese, kërcënimin, ta ketë bërë këtë, të këtë kërcënuar edhe për zgjedhjet Universitare. Por derisa të dalë a është e vërtetë kjo, apo një sajesë, gara në Rektorat, nuk mund të vazhdojë.

Ajo as mund të ngrijë, derisa të flasë Prokuroria. Thjesht do të duhej të prishej, për të nisur nga e para.

Profesor Mynur Koni nuk mund të vazhdojë të garojë, sepse ai nuk gjeti kurajon të denoncojë publikisht një kërcënim, nëse ishte i vërtetë, ose të përgënjeshtronte publikisht, ish kryeministrin, nëse nuk ishte kërcënuar. Ai nuk bëri asgjë. E la të ndodhë, ndoshta nën presion, ndoshta për ta përdorur. “Unë do të vazhdoj garën”, nuk është sqarim për një akuzë të tillë” nga më të rëndat, e përfshirjes së krimit në politikë dhe jetë akademike. Një profesor i përfshirë në këtë situatë, që nuk flet, nuk sqaron, nuk denoncon,  nuk mund të bëhet Rektor. Ai është një baba i mirë që me të drejtë frikësohet për familjen, kur e kërcënojnë, por jo më shumë.

Ndërsa Klodeta Dibra nuk mund të vazhdojë, madje ajo as që duhej të hynte. Pavarësisht sqarimit, a kërcënoi Shullazi dhe në emër të kujt, për të mbrojtur kë, nuk është ky thelbi i largimit nga gara të Klodeta Dibrës.

Ajo është një personazh dukshëm i lidhur me Partine Socialiste, anëtare e Këshillit Bashkiak të Ps, portreti i qeshur i fitores së Erion Veliajt. Ajo të vjen ndërmend e para, sapo të kujtohet fotografia e parë e fitores Veliajt.

Ajo mund t’i shërbeje Bashkisë dhe Partisë, me gjithë energjinë dhe besimin e saj, por nuk mund të drejtojë Universitetin më të rëndësishëm shqiptar. Dhe jo për shkak të Shullazit. Unë, refuzoj ta besoj, që Klodeta Dibra i kërkoi ndihmë atij për t’u bërë Rektore. Por nga ana tjetër, kjo nuk është çështje, shullazi, por pullazi. Universiteti nuk është pullaz i asnjë partie. Jo, pse ka qenë, duhet të vazhdojë të jetë.

Ndaj iku Berisha dhe erdhi Rama. Ndaj nuk mund të ikë Kule dhe të vijë Dibra.

Mirë do të ishte, që pavarësisht nëse Shullazi ka kërcënuar ose jo, më mirë që gara u përgojua, që të prishet dhe të bëhet si duhet.

Prokuroria mund të vazhdojë punën dhe gara të nisë nga e para.

Universiteti i Tiranës,  ka plot vajza dhe djem, burra dhe gra të shkëlqyer,  që mund ta nisin nga fillimi këtë garë dhe ta bëjnë të bukur. Duke i dhënë Rektoratit një fytyrë të re. Fytyrën e besimit te dija dhe mundësive që të jep ajo.

Ka vajza dhe djem të jashtëzakonshëm, që nuk i njeh as e njohin Ramën dhe Bashën. Që janë shkolluar mirë dhe japin një dorë të shkollohen mirë, brezin e shqiptarëve të rinj. E bëjnë këtë me besim te arsimi, jo te politika. E bëjnë pa kërkuar asgjë në këmbim, as të hyjnë në gara, me fitues të përcaktuar.

Jepini mundësi atyre të besojnë, jepuni garën!

Njëri, njëra prej tyre, nesër mund të jenë fytyra e re e Universitetit të Tiranës.

Klodeta Dibra, nuk mund të jetë Rektorja e Universitetit. As Mynyr Koni. Ndaj kërcënimi ose miti  i kërcënimit të Shullazit, erdhi për mirë, që gara të bëhet garë. /dritare.net

 



Ju sugjerojmë

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Para
Lajm i keq, ISIS di mirë Shqip

Lajm i keq, ISIS di mirë Shqip

Capello: Sa herë që Barça nuk do të fitojë, faji është i Messit

Capello: Sa herë që Barça nuk do të fitojë, faji është i Messit

Berisha: Shullazi zhdëpi Gjushin e bashkisë 

"Emiliano Shullazi do të lirohet për mungesë provash”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
4 Qershor, 2025

Sot është afati i fundit i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Zgjatja e afatit u bë nga Federata...

Lexo më shumë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
4 Qershor, 2025

Në Këln të Gjermanisë janë zbuluar tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore. Bombat u zbuluan rastësisht pas punimeve në pranë...

Lexo më shumë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
4 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një...

Lexo më shumë

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
4 Qershor, 2025

Sot "Hospitality Albania", 7 Finalistët e Fazës II prezantojnë përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com