Deputetja e mazhorancës për Qarkun e Durrësit, Esmeralda Shkjau ka reaguar gjithashtu për çështjen e arrestimit të Shullazit.
Mirëpo, ajo ka një reagim krejt tjetër dhe krejt të pazakontë. Duke qenë se Shullazi akuzohet më së shumti se ka kërcënuar biznesmenë në Durrës për t’u bërë pronar i ish hotel “Vollgës”, emri i qytetit është lakuar shumë nga aktorët politikë.
Mirëpo, sipas Shkjaut, ky fenomen ndikon negativisht në sezonin turistik që po afron për qytetin bregdetar. Me këtë arsyetim, Shkjau i drejtohet opozitës me një thirrje publike që të mos e inkriminojnë Durrësin, sepse mund t’i shkaktojnë dëm në imazh. Më poshtë është thirrja e pazakontë e Shkjaut.
Si deputete e Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë këto ditë e kam ndjerë veten keq. Arrestimi i një individi nga Policia është bërë objekt i një sulmi të paprecedentë që përfaqsuesit e opozitës po bëjnë në drejtim të qytetit të cilin unë përfaqësoj, ka deklaruar Shkjau.