Sir Bobby Charlton është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune. Legjenda e Manchester United dhe një prej figurave kryesore të Anglisë në fitoren e Kupës së Botës të 1966-s, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Charlton luajti 106 ndeshje me Kombëtaren Angleze dhe shënoi 49 gola ndërkombëtarë, një rekord për vendin e tij në atë kohë. Gjatë karrierës së tij 17-vjeçare me United ai fitoi 3 tituj lige, një Kupë Europiane dhe një Kupë FA.
Familja e Charlton tha se ai ndërroi jetë paqësisht në orët e para të së shtunës.