Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë vijon të rritet. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të pajetë.
Ata i përkisnin çiftit Pëllumb dhe Çelike Greku, prindër të 31-vjeçarit Saimir Greku, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital.
Identifikimi i çiftit Greku u bë nga vëllai i Pëllumbit.
Tërmeti tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës duke shkaktuar deri tani 29 viktimave dhe mbi 650 të plagosur./Opinion.al/