Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtypi policët me makinë, ja sa vite burg rrezikon djali i ish-deputetit të PS-së

2016/09/27 at 3:51 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtypi policët me makinë, ja sa vite burg rrezikon djali i ish-deputetit të PS-së

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për Arnold Kola, i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Kamzë, e për pasojë një efektiv policie humbi jetën teksa ishte në shërbim bashkë me kolegët e tij. Organi i akuzës dorëzoi në Gjykatë kërkesën për caktim mase “arrest me burg pa afat” ndaj të riut. Kola rezultoi sërish nën efektin e alkoolit pasi nga testi që i është bërë testi në spital ka rezultuar në masën 0.32.

Akuzat janë “shkelje rregullave te qarkullimit me pasoje vdekjen nje here dhe plagosjen dy here” dhe “drejtim mjeti ne menyre te parregullt”. Per akuzen e pare, parashikohet denimi 5 deri 20 vite burg, dhe per akuzen e dyte parashikohet denim deri ne tri vjet.

22­ vjeçari ka qenë arrestuar edhe vjet po për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Makina që duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në Kamzë, e aksidentoi furgonin e patrullës së Policisë duke shkaktuar vdekjen e një oficeri drejtohej nga djali i një ish­deputeti socialist. Policia tha mbrëmë se është shoqëruar drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasi Arnold Kola, 22 vjeç, i cili po ashtu është i plagosur.

“Panorama” shkruan se ai është djali i Ndue Kolës, ish ­deputet në Shkodër në vitin 2009. Ndaj tij pritet të merret vendimi për arrestim gjatë orëve në vijim. Burimet thanë se është dëmtuar edhe një makinë tjetër në këtë aksident, por pa probleme në njerëz, duke qenë se ishte e parkuar pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

NGJARJA

Furgoni me targë Policia 2146, i Komisariatit nr.5, po bënte patrullimin e fundit mbrëmjen e djeshme në Kamzë, para se tre efektivët që ndodheshin brenda tij të ndërronin turnin, për t’ua lënë mjetin kolegëve.

Teksa lëvizte ngadalë, duke patrulluar zonën përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova”, në rrugën kryesore të Kamzës, një makinë tip “Lexus”, me shpejtësi që dyshohet të ketë qenë mbi 150 kilometra në orë, ka tentuar të parakaloje, por ka përplasur nga pas furgonin e Policisë. Në asfalt janë fiksuar disa gjurmë frenimi, por sipas Policisë, për shkak të shpejtësisë tepër të lartë të makinës që shkaktoi aksidentin, drejtuesi 22­vjeçar, Arnold Kola, nuk ka arritur të frenojë plotësisht, duke goditur efektivët që ishin në detyrë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të Policisë Rrugore dhe një autoambulancë që ka nisur efektivët e plagosur drejt Spitalit të Traumës. Ekspertë të Policisë Rrugore, që kanë bërë matjet në vendin e aksidentit, thanë se edhe në momentin e përplasjes shpejtësia e makinës që drejtonte 22­ vjeçari ka qenë shumë e madhe.

Sipas tyre, kjo tregon se ai ka frenuar në momentin e fundit, nisur edhe nga gjurmët që kanë lënë gomat në asfalt. Për pasojë furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në rrugë, duke u përplasur pas një mjeti tip “BMË”, me targë AA 231 KU, që ndodhej i parkuar. Ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është kthyer përmbys në mes të rrugës.

policiaaa

Etiketa: Ndue Kola

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Tenderat, djali i Leskajt i heq stresin OSHEE kundrejt 700 mln lekëve

Plehrat/ PD thirrje qytetarëve të dalin në protestën e shoqërisë civile

Rama, Zogu vizionar i Sheshit Skenderbej

Miliardat që po 'ha' Sheshi Skënderbej

Blushi: Deputet apo kryetar bashkie nuk bëhesh nëqoftëse nuk ke para

Blushi: Rama s'do lejojë referendum për plehrat. PS-PD-LSI janë bashkë

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com