Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka dalë në një prononcim për mediat pasi gjykata ka shtyrë edhe një herë marrjen e vendimit për ish-kryeministrin.
Gjokutaj gjithashtu bëri të ditur se kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.
‘’Vazhduam me gjykimin, i kërkuam gjykatës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese e cila ka lënë të pagjykuar në themel çështjen. Me autorizimin e Ramës vazhdoi gjyqi, për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash. Edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Ligji thotë kur ngrihet kërkesa për përjashtim, Gjykata nuk mund të japë gjykim. Këto do rrëzohen të gjitha, kështu që vazhdojmë. Argumentet ia kemi parashtruar gjykatës’’,-tha ai./Opinion.al