GJKKO ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.
Avokati i kreut të PD, Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata ka për qëllimin që t’i djegë mandatin e deputetit Sali Berishës.
“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.
Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor”,-tha avokati i Berishës për mediat.