Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.
Mësohet se shkak është bërë mungesa e njërit prej avokatëve të të dyshuarve, i cili kishte sjellë kërkesë në gjykatë, si dhe mungesa e akt-ekspertimit që është kërkuar nga Gjykata për projektin e ‘Promenadës’.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.
Kujtojmë se pak ditë më parë Dako me vendim të GJKKO-së u lirua nga burgu, pasi skaduan afatet e paraburgimit.
Ai është shpallur gjithashtu ‘non grata’ edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.