Shtyhet seanca paraprake për inceneratorin e Tiranës.
Në sallë ishin të pranishëm të gjithë personat e marre të pandehur, në lidhje me këtë çështje.
Mësohet se prokurori i çështjes kërkoi kohë për të administruar aktet procedurale.
Kujtojmë se në fund të muajit nëntor, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar ankimin e bërë për heqjen e masës së sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës.
Përmes një vendimi të marrë në Mbledhjen e Gjyqtarëve, Kushtetuesja ka vlerësuar të mos kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.