Është shtyrë seanca që pritej të mbahej këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese për Parkun e Butrintit.
Bëhet me dije se ky vendim është marrë pasi Gjykata Kushtetuese ka argumentuar që 36 deputetët e opozitës si palë në këtë çështje nuk kanë dhënë autorizimin për ti përfaqësuar.
Kryetarja e GJK ka theksuar se për shqyrtimin e çështjes nevojiten 28 firma dhe data për seancën e rradhës u caktua në 11 korrik në orën 10:00.
“Ne ishim përgatitur për sot, kishim kërkesa për Gjykatën, që do i parashtrojmë në seancën e radhës”, tha deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj pas daljes nga ambientet e Gjykatës.