Është shtyrë për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar.
Sipas Ministrisë së Arsimit, shkak i shtyrjes është indicia që ata kanë marrë se ka ende nxënës të pa regjistruar ndaj janë njoftuar shkollat që janë shtyrë sërish regjistrimet e nxënësve.
Ministria thotë se sistemi i e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10 shtator ndërsa apelon që të njoftohen prindërit e nxënesve që nuk janë regjistruar ende që të aplikojnë sa më shpejt.
“Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.
Ndërsa regjistrimet e nxënësve për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.