Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtresat në nevojë/ PS e vetme, LSI e PDIU bashkojnë votat me PD-në

2016/04/20 at 12:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtresat në nevojë/ PS e vetme, LSI e PDIU bashkojnë votat me PD-në

Dy aleatet e koalicionit qeverisës, LSI dhe PDIU kanë bashkuar dje votat me opozitën për të kundërshtuar një shkresë të Këshillit të Ministrave që kërkon rrëzimin e një projektligji që ka ardhur nga shoqëria civile për shitjen me çmim të lirë të energjisë për familjet në nevojë.


Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi njohu deputetët me opinionin e Këshillit të Ministrave që rrëzoi propozimin e deputetit Gert Bogdani.

“Këshilli i Ministrave e ka rrëzuar për disa arsye. Edhe pse nisma është rrëzuar, qeveria nuk është bazuar në arsye shumë të qarta. Ata bien dakord për mbështetjen e shtresave në nevojë, por nuk bien dakord për mënyrën se si do të jepet kjo mbështetje”, tha Vokshi.

E para që e kundërshtoi këtë nismë të qeverisë, ishte kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda.

“Në parim nuk është kundër qeveria, por është kundër teknikaliteteve. Nëse qeveria do të zgjidhë diçka, duhet të vijë këtu dhe të ketë përgatitur një alternativë zgjidhjeje. Të kishte një draft që e miratojmë këtu të gjithë së bashku. Qeveria të sjellë ekspertët e saj, në bashkëpunim me deputetin Bogdani por edhe shoqërinë civile që e ka sjellë këtë ligj, të zgjidhë çështjen. Kështu veprohet nëse duam të zgjidhim punë, në të kundërt hajdeni të bëjmë debat politik. Ne si grup parlamentar jemi gati të votojmë këtë nismë të sjellë këtu nga z. Bogdani dhe shoqëria civile”, tha Doda.

Ndërsa, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo tha: “Unë jam plotësisht dakord me znj. Doda. Këshilli i Ministrave nuk është kundër në parim, por me këtë praktikë. Nuk gjejmë një shprehje që thuhet “nuk jemi dakord”. Ata që thonë se nuk janë dakord me këtë procedurë, kanë ndërmend diçka tjetër që mund të zgjidhet. Qëllimi ynë duhet të jetë se si ta zgjidhim, jo ta votojmë sot e ta rrëzojmë në seancë plenare. Unë dhe grupi im parlamentar jemi dakord me këtë propozim të shoqërisë civile. Mbase jo me faktin si është shprehur, por me atë çfarë kërkohet për të ndihmuar shtresat në nevojë. Jam me Mesilën dhe kërkoj që këtu të vijnë në një mbledhje komisioni ministrat përkatës dhe të arrijmë një konsensus me ekspertë”.

Pas diskutimeve, Komisioni vendosi të zhvillojë një tjetër mbledhje dhe të thërrasë për sqarime Ministrin e Mirëqenies Sociale, Ministrin për Financat, si dhe Ministrin e Energjetikës dhe Industrisë. /shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
Kronikë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 Maj, 2025 1:41 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
Kronikë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

31 Maj, 2025 1:24 pm
Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
Kryesore

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

31 Maj, 2025 1:21 pm
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
Kryesore

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

31 Maj, 2025 12:35 pm
Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur
Bota

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur

31 Maj, 2025 12:24 pm
Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë
Kronikë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë

31 Maj, 2025 12:20 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët
Aktualitet

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët

31 Maj, 2025 11:43 am
Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës
Bota

Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës

31 Maj, 2025 11:31 am
Para
Foto/ Ja provat që Armina është depiluar

Foto/ Ja provat që Armina është depiluar

Nis fushata në universitete, më 20 Prill ka zgjedhje

Prova filmike për kërcënimin e Dhori Kules nga Shullazi

VIDEO/ Shullazi mbetet në burg, ja çfarë ndodh tek Krimet e Rënda

Prapë nuk e pamë fytyrën e Shullazit!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
31 Maj, 2025

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 rrënjë kanabis në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë dhe në Shkrel të...

Lexo më shumë

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
31 Maj, 2025

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, veçanërisht gjatë muajve të verës, ka nxjerrë në pah nevojën për një...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
31 Maj, 2025

Një shtetas shqiptar, është ndaluar nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije në Greqi, në...

Lexo më shumë

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
31 Maj, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi të premten kërkesat për rinumërim të votave për katër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com