Janë shtuar masat e mbrojtjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila më datë 20 tetor firmosi masën e arrestit “detyrim me paraqitje” dhe ndalim të udhëtimit jashtë për ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin të akuzuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Si drejtuese e gjykatës së Posaçme, Gjoka ka pasur deri tani katër truproja, ndërkohë Garda e Republikës ka shtuar edhe dy të tjerë, duke e çuar në gjashtë numrin e tyre.
Irena Gjoka ka qenë në shenjestra akuzave të Berishës, pas firmosjes së masave të sigurisë për vetë atë dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.