Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti nuk e “detyroi” dot biznesin, pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën në tremujorin e tretë

2023/12/12 at 9:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shteti nuk e “detyroi” dot biznesin, pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën në tremujorin e tretë

Paga mesatare në ekonomi ka arritur në 71.486 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas INSTAT, duke shënuar një rekord historik.

Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar paga është rritur me 16%. Ndërsa në raport me tremujorin e mëparshëm rritja e pagave është vetëm 0.8%.

Rritja me bazë tremujore është shumë më e ulët sesa në tremujorin e dytë, kur pagat u zgjeruan ndjeshëm me 9.5% në raport me janar-mars 2023, e ndikuar nga pagat e sektorit shtetëror.

Qeveria nisi një reformë pagash në sektorin shtetëror, me synimin për ti barazuar ato me rajonin, teksa qëllimi tjetër ishte që përmes përmirësimit të niveleve në sektorin shtetëror, të ndikonte indirekt dhe që bizneset të bënin të njëjtin veprim për punonjësit e tyre.

Por, bizneset nuk duket se kanë rënë pre e “presionit”, në një sinjal se është produktiviteti faktori kryesor që ndikon në këtë tendencë, të paktën për sipërmarrjet private.

Të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit, kur ekonomia u gjallërua ndjeshëm për shkak të turizmit, pagat e sektorit privat nuk janë rritur fare në raport me tremujorin e mëparshëm, duke mbërrut në 65.9 mijë lekë në muaj. Në të kundërt, pagat në sektorin shtetëror vijuan rritjen, duke arritur në 84.3 mijë lekë, me rritje 2.6% në raport me tremujorin e mëparshëm.

Rritja e shpejtë e pagave në sektorin shtetëror ka bërë që të thellohet ndjeshëm diferenca me privatin, për të arritur në tremujorin e tretë në 18.3 mijë lekë, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga tremujori i tretë 2020, kur raportohen të dhënat. Në këtë mënyrë, paga në sektorin privat është mesatarisht 22% më e ulët se ajo në shtet.

Sektorët
INSTAT raportoi se gjatë tremujorit të tretë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4%.

Gjatë tremujorit të tretë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)” ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar./Monitor

Ju sugjerojmë

Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar
Bota

Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar

28 Gusht, 2025 5:14 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të finalizohen javën e ardhshme

28 Gusht, 2025 5:12 pm
Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë
Bota

Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë

28 Gusht, 2025 5:11 pm
Singapori ashpërson ndëshkimet për përdoruesit e cigareve elektronike dhe drogës
Bota

Singapori ashpërson ndëshkimet për përdoruesit e cigareve elektronike dhe drogës

28 Gusht, 2025 5:02 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Aktualitet

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

28 Gusht, 2025 4:59 pm
Bllokim i pagesave me vlerë miliardëshe për shërbimin PayPal
Bota

Bllokim i pagesave me vlerë miliardëshe për shërbimin PayPal

28 Gusht, 2025 4:46 pm
Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë
Bota

Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë

28 Gusht, 2025 4:14 pm
A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?
Rajoni

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

28 Gusht, 2025 3:54 pm
Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

28 Gusht, 2025 3:30 pm
Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
Aktualitet

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

28 Gusht, 2025 2:53 pm
Para
Ilir Beqaj paraqitet në SPAK 

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK 

Balla takohet me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, ja çfarë u diskutua  

Balla takohet me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, ja çfarë u diskutua  

“Dy persona të maskuar më dolën para me armë dhe…”- Çfarë ndodhi gjatë natës në Kurbin, dëshmia e efektivit

“Dy persona të maskuar më dolën para me armë dhe…”- Çfarë ndodhi gjatë natës në Kurbin, dëshmia e efektivit

TE FUNDIT

Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar

Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar
28 Gusht, 2025

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar u dërguan një letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në...

Lexo më shumë

Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të finalizohen javën e ardhshme

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
28 Gusht, 2025

Në një postim tjetër në Telegram pas një telefonate me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Zelensky thotë se është folur...

Lexo më shumë

Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë

Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë
28 Gusht, 2025

Në një pamje që duket sikur vjen nga një komedi politike, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është fotografuar...

Lexo më shumë

Singapori ashpërson ndëshkimet për përdoruesit e cigareve elektronike dhe drogës

Singapori ashpërson ndëshkimet për përdoruesit e cigareve elektronike dhe drogës
28 Gusht, 2025

Autoritetet në Singapor kanë njoftuar masa ndëshkuese më të rrepta ndaj përdoruesve të cigareve elektronike, në përpjekje për të frenuar përhapjen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com