Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Grupi militant tha në një deklaratë në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në shenjë hakmarrje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.
Ndërkohë, detaje të reja nga momentet e masakrës janë zbuluar nga Bild. Konkretisht, sipas dëshmisë së njërit prej të plagosurve, sulmuesi është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë sulmit, duke shtuar se ai e njihte sulmuesin nga Solingen dhe se ai ishte vizitor në një xhami lokale.
Sulmi i së premtes ndodhi në Fronhof, një shesh në Solingen, ku po mbahej një festival që shënonte 650 vjetorin e qytetit. Policia vuri në pranga një 15 vjeçar nën dyshimin se ishte i lidhur me sulmuesin, që ende është në arrati.