Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetet që kanë bllokuar Tiktok-un

2024/05/02 at 4:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtetet që kanë bllokuar Tiktok-un

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës Tiktok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as të parat. Në fakt, edhe vetë Kina e ka limituar platformën mjaft të përhapur të videove të shkurtra.

Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i kërkon kompanisë kineze Tiktok të lejojë kontrollimin e të dhënave të amerikanëve nga një kompani vendase, gjë për të cilën kanë një afat nëntëmujor, në rast të kundërt platforma do të bllokohet në mbarë vendin.

Arsyeja? Kompania “byte dance” është e influencuar nga qeveria kineze dhe senati i trembet mundësisë reale që Byte Dance t’i japë regjimit të dhëna sensitive të qytetarëve amerikanë. Kompania fuqimisht e mohon përzierjen e saj me regjimin në Pekin, por ligji i sipërpërmendur është firmosur tani nga presidenti Biden.

Ndërsa në Europë ka një perspektivë tjetër mbi arsyet se përse duhet limituar platforma: Diskutimi këtu është mbi efektet negative që ka kjo platformë dhe mbi varësinë e dëmet e tjera psikologjike që shkakton, veçanërisht tek më të rinjtë.

Si rrjedhojë, në BE janë hequr tipare të platformës, për shembull funksioni “Spinoff”në Tiktok light, mes të cilit, përdoruesit fitonin karta për blerjen e produkteve reale nëse videot e tyre klikoheshin shumë.

Vendet që kanë bllokuar përfundimisht Tiktok-un

Fqinji i Kinës, India, ishte vendi i parë që e mbylli përfundimisht platformën, së bashku me rreth 60 aplikacione të tjera të prodhuara në Kinë. Shtysë e parë për këtë u bë një konflikt ushtarak mes vendeve në zonën e Himalajeve. Mbyllja e plotë e aplikacionit qendron që në 2020 dhe motivi është siguria e të dhënave personale të qytetarëve indianë.

Vendet ku Tiktok është i ndaluar

Arsyet morale ishin motivi për bllokimin total të Tiktok në Afganistan në vitin 2022, një vit pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit. As qytetarët e Iranit nuk mund ta përdorin aplikacionin.

Në Iran thonë se Tiktok ka bllokuar IP-të iraniane, por në fakt Irani ka bllokuar thuajse të gjitha platformat e rrjeteve sociale; si YouTube, X, Instagram, facebook dhe Telegram. Tiktok-u është bllokuar për arsye të ngjashme edhe nga qeveritë e Kirgistanit, Uzbekistanit, Nepalit dhe Somalisë.

Vendet ku Tiktok është pjesërisht i limituar

Thuajse të gjitha shtetet ku Tiktok është i limituar thonë, se e bëjnë këtë për të mbrojtur shtetasit e tyre; si nga abuzimi me të dhënat, lajmet e rreme dhe propaganda, por edhe nga pasojat psikologjike që vijnë për shkak të varësisë.

Megjithatë jo të gjitha vendet e ndalojnë plotësisht aplikacionin. Pakistani për shembull, e ka bllokuar disa herë përkohësisht programin për përmbajtje fyese, dhe më pas, kur kompania ka riorganizuar filtrat, aplikacioni është lejuar sërish.

Në Rusi p.sh. përmbajtje e papërshtatshme është çdo video që mund të pasqyrojë pushtimin e Ukrainës në një këndvështrim tjetër nga ai i Kremlinit. Ndërsa në Kinë, aplikacioni është i bllokuar në pajisje celulare që s’janë prodhim kinez, në mënyrë që të përdoret vetëm versioni i lejuar në vend.

Edhe shtete të tjera e kanë bllokuar përkohësisht Tiktok-un, si për shembull Azerbajxhani më 2020, kur konflikti me Armeninë arriti kulmin; apo Senegali në 2023, fill pas arrestimit të politikanit opozitar Ousmane Sonko.

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
“S’e di nga ju buron gjithë ky helm!”-Balluku përplaset me Mziun: Kaq i paditur nuk je, duhet t’i kesh mashtrime  

“S’e di nga ju buron gjithë ky helm!”-Balluku përplaset me Mziun: Kaq i paditur nuk je, duhet t’i kesh mashtrime  

Sa mandate do fitojë PS në zgjedhjet e 2025? Rama bën parashikimin: Më shumë se asnjëherë tjetër 

Shqipëria me rritjen më të lartë të pasagjerëve nga ajri në mars, Rama nxjerr shifrat: Nga lart akoma më lart 

OKB: Do të duheshin 16 vjet për të riparuar banesat e dëmtuara nga lufta në Gaza

OKB: Do të duheshin 16 vjet për të riparuar banesat e dëmtuara nga lufta në Gaza

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com