Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetet e Bashkuara thirrje Izraelit të gjejë zgjidhje diplomatike me grupin Hezbollah

2024/06/26 at 5:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtetet e Bashkuara thirrje Izraelit të gjejë zgjidhje diplomatike me grupin Hezbollah

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant po qëndron këto ditë në Uashington, ku u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gyspon, zyrtarët amnerikanë e paralajmëruan zyrtarin e lartë izraelit kundër zgjerimit të konfliktit me grupin militant Hezbollah.

Krahas luftimeve në Gazë në jug, kohët e fundit janë shpeshtuar bombardimet përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin në veri, duke ngritur shqetësime për një luftë rajonale. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u takua të martën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Pentagon. Uashingtoni i bëri thirrje Izraelit të gjejë një zgjidhje diplomatike me Hezbollahun.

“Provokimet e Hezbollahut kërcënojnë të tërheqin izraelitët dhe libanezët në një luftë që ata nuk e duan. Një luftë e tillë do të ishte katastrofike për Libanin dhe do të ishte shkatërrimtare për civilët izraelitë dhe libanezë,” deklaroi Sekretari Austin.

Ministri izraelit Gallant tha se Izraeli gjendet në një udhëkryq që do të ketë pasoja për tërë Lindjen e Mesme.

“Kërkojmë të vendosim siguri në veri, të ndryshojmë realitetin në terren dhe të kthejmë komunitetet tona nëpër shtëpitë e tyre”, deklaroi ai.

Izraeli e hodhi poshtë kërkesën e Hamasit për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin tetë mujor në Gazë, si hap i parë drejt përfundimit të luftës.

Eksperti i ‘Korporatës Rand’ Raphael Cohen, i tha Zërit të Amerikës se ministri Gallant është zyrtari kryesor me të cilin Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakt, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet rreth propozimit të armëpushimit.

“Përgjithësisht, administrata e Presidentit Biden e ka konsideruar Ministrin e Mbrojtjes Gallant si një aleat në këtë përpjekje. Zoti Gallant ofroi planin e tij të pasluftës para disa muajsh, në dallim nga qeveria e Netanyahut. Prandaj mendoj se Sekretari Austin dhe Sekretari Blinken besojnë se kanë një lloj partneri të gatshëm për bashkëpunim tek zoti Gallant. Ai do të mund të jetë një ndërmjetës i dobishëm me qeverinë e Netanyahut”, thotë ai.

Lufta filloi me 7 tetor me sulmin e Hamasit në Izrael, që la të vrarë 1,200 njerëz dhe grupi mori 240 pengje. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin në mes civilëve dhe militantëve të vrarë, thotë se mbi 37,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve.

Në Kombet e Bashkuara të martën, zyrtarja për çështje humanitare Yasmina Guerda paralajmëroi se situata në Gazë është e tmerrshme.

“Nuk kanë kushte për jetë. Ata mezi po mbijetojnë”, tha ajo.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit njoftoi të martën se shumë nga autokolonat me ndihma në Gazë nuk po arrijnë tek civilët për shkak të veprimtarisë kriminale në këtë territor.

“Përpjekjet po vazhdojnë. Situata është tejet e llahtarshme. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të futur më shumë ndihma në veri të Gazës dhe të gjejmë një zgjidhje për përkeqësimin e situatës në jug”, tha zëdhënësi Miller.

Ai shtoi se mënyra më e sigurt për t’i dhënë fund vuajtjes në Gazë është përfundimi i konfliktit./VOA

Ju sugjerojmë

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
Politikë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 Maj, 2025 6:44 pm
Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Para
Artan Lame del nga SPAK pas rreth dy orësh marrje në pyetje nga prokurorët

Artan Lame del nga SPAK pas rreth dy orësh marrje në pyetje nga prokurorët

Euro 2024/ Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjet e Grupit E

Euro 2024/ Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjet e Grupit E

I hidhnin mbetjet shtazore në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat

I hidhnin mbetjet shtazore në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat

TE FUNDIT

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
18 Maj, 2025

Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto...

Lexo më shumë

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
18 Maj, 2025

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda...

Lexo më shumë

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
18 Maj, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në...

Lexo më shumë

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
18 Maj, 2025

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane. Ja një përmbledhje e asaj për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com