Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetasit e huaj mashtrohen që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas

2024/09/15 at 9:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtetasit e huaj mashtrohen që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas

Në Telangana të Indisë, një person po bën përpjekje të dëshpëruara për të kthyer vëllanë e tij nga fronti i forcave ruse në Ukrainë, pasi ai u mashtrua të punojë për Rusinë gjatë sulmit në këtë vend fqinj.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, ekspertët thonë se hile të tilla përdoren vërtet nga Rusia, ndërsa shpjegojnë se përse ajo i mashtron shtetasit e huaj që të marrin pjesë në këtë luftë.

Salman Zahur Sayyed thotë se vëllanë e tij e mashtruan që të punojë në vijën e frontit për Rusinë gjatë sulmit në Ukrainë.

Ai shkoi në Rusi pasi iu premtua se do të punojë për qeverinë, me një pagë rreth dy mijë dollarë në muaj dhe mundësinë për të marrë shtetësinë ruse. Kur mbërriti, ai nënshkroi një kontratë. Pastaj, gjërat filluan të përkeqësohen.

“Kur vëllai im dhe të tjerë kuptuan se çfarë po ndodhte, u thanë se do t’u duhet të luftojnë sa herë që i nevojiten ushtrisë, pasi tashmë i kishin firmosur dokumentet”, tregon zoti Sayyed.

Ai thotë se kontrata ishte në rusisht dhe se vëllai i tij nuk kishte se si ta kuptonte.

Megjithëse vëllai i tij është pjesë e forcave mbështetëse dhe jo pjesë e njësive luftarake, ai ka qenë në front pranë Khersonit dhe vetëm dy muaj më parë pa se si njëzetë indianë, nepalezë dhe rusë u vranë nga një sulm me dronë ukrainas.

Sipas analistëve, qindra njerëz nga vende si India, Nepali dhe Kuba janë mashtruar për t’u bërë pjesë e forcave ruse në Ukrainë. Ata thonë se evidenca tregon se Rusia po e shton këtë praktikë.

“Ndonjëherë këto metoda i ngjasojnë trafikimit të qenieve njerëzore, pasi rusët përqëndrohen tek personat që duan të largohen nga vendi i tyre. Indianët dëshirojnë të gjejnë mundësi për t’u larguar nga India dhe ata në thelb i joshën. I mashtruan”, thotë Milosz Bartosiewicz, nga Qendra për Studime Lindore.

Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se është e zakonshme që vendet ndërluftuese të rekrutojnë shtetas të huaj, por se sipas analizës së saj historike të dy shekujve të fundit, mashtrimi i rekrutëve që të punojnë në zona lufte është përdorur shumë rrallë në të kaluarën.

“Arsyeja përse nuk bëhet kjo është sepse ka kosto të thella politike. Merr kështu ushtarë aspak të mirë, që nuk kanë asnjë dëshirë për të luftuar, pasi nuk kanë ardhur aty për të luftuar. Pra nuk ka ndonjë përfitim domethënës. Ky është një fenomen i rrallë dhe na tregon se sa beson Putini se mund të përballojë ushtria ruse në Ukrainë dhe se çfarë i nevojitet për të fituar – pra se sa i madh është ky hendek”, thotë Elizabeth M.F. Grasmeder, nga Universiteti Duke.

Zoti Sayyed thotë se vëllai i tij as nuk e di nëse po paguhet.

“Nuk kanë patur mundësi të kontrollojnë nëse kanë marrë ndonjë pagesë në bankë, pasi gjenden larg civilizimit nëpër pyje. Agjentët mund t’i kenë mashtruar duke u dhënë edhe të dhëna jo të sakta bankare”, thotë ai.

Zoti Sayyed thotë se mënyra e vetme për t’u lidhur me të vëllanë është kur ndonjë ushtar rus i lë telefonin e tij për të folur./VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Ndalimi i abortit në Arizona/ Ish-presidenti Trump: I tepruar!

Të shtënat me armë zjarri, zëdhënësi: Donald Trump është i sigurt

VIDEO/ Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket

Tentativë rrëmbimi të një vajze të vogël në Tiranë? Reagon policia: Një shtetase e paidentifikuar…

Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

Të shtënat me armë zjarri pranë Trump, reagon Kamala Harris: Dhuna s’ka vend në Amerikë

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com