Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë 4 elektricisët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë dhe në fshatin Kropisht.
Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj banues në fshatin Kropisht si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i kanë shpëtuar burgut.
Në një seancë gjyqësore që zgjati më tepër se 1 orë Gjykata e Vlorësmas vendosi për ta masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.
Ndërkohë, katër të rinjtë do të mbahen nën vëzhgim derisa hetimet të përfundojnë.