Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gazë

2024/10/18 at 4:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gazë

Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ishte një pengesë për arritjen e një armëpushimi në luftën në Gazë.

Vrasja e tij nga ushtria izraelite paraqet një “pikë kthese” që mund të përshpejtojë procesin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 17 tetor. Vrasja e tij paraqet një sukses të madh për Izraelin, teksa lufta në Gazë po vazhdon.

“Ne besojmë se gjetja e një zgjidhjeje për përfundimin e luftës është kritike dhe ne po ashtu besojmë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë një pikë kthese për të arritur te kjo zgjidhje”, tha Kirby.

Pavarësisht optimizmit të Shteteve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 18 tetor premtoi se Izraeli do të vazhdojë luftën në Gazë dhe Liban, duke sugjeruar se vrasja e Sinwarit nuk do të ketë shumë ndikim në përfundimin e luftës, të paktën jo në një periudhë të afërt kohore.

Për muaj të tërë SHBA-ja, mbështetja kryesore e Izraelit, ka punuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë, por këto përpjekje deri më tani kanë dështuar.

Kirby tha se aktualisht nuk po zhvillohen bisedime për një armëpushim në Gazë dhe tha se nuk mund të ofrojë ndonjë datë se kur do të rinisin bisedimet.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Paralelisht me luftën në Gazë, Izraeli po lufton në Liban edhe me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja ka në listën e zezë krahun politik. Partia Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez./rel

Ju sugjerojmë

Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”
Bota

Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”

17 Qershor, 2025 10:37 am
“SPAK ka shkelur afatet”, kërkesa për lirim e Metës shqyrtohet më 20 qershor
Aktualitet

“SPAK ka shkelur afatet”, kërkesa për lirim e Metës shqyrtohet më 20 qershor

17 Qershor, 2025 10:36 am
Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë
Aktualitet

Ambasadori Gonzato-prokurorëve: Identifikimi i parave të krimit, thelbësor…

17 Qershor, 2025 10:30 am
VIDEO/ Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane
Bota

VIDEO/ Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane

17 Qershor, 2025 10:18 am
Drejtësia shqiptare/ Çela: Në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE
Aktualitet

Drejtësia shqiptare/ Çela: Në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE

17 Qershor, 2025 10:13 am
Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump
Bota

Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump

17 Qershor, 2025 10:02 am
Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
Aktualitet

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..

17 Qershor, 2025 10:01 am
Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht, sot zhvillohet seanca në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht, sot zhvillohet seanca në Gjykatën e Fierit

17 Qershor, 2025 9:59 am
Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen
Bota

Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen

17 Qershor, 2025 9:56 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kryesore

Arrestohet një person në Rinas, me pistoletë në valixhe po udhëtonte në Gjermani

17 Qershor, 2025 9:49 am
Para
Elon Musk thirrje amerikanëve: Votoni Trump, do shpëtojë Amerikën! Jemi në rrezik! 

Elon Musk thirrje amerikanëve: Votoni Trump, do shpëtojë Amerikën! Jemi në rrezik! 

1.1 milion turistë në 9 muaj në sitet kulturore, ja kush janë më të vizituarat

1.1 milion turistë në 9 muaj në sitet kulturore, ja kush janë më të vizituarat

Greqi, shqiptari rreh me grushte e shkelma partneren. 24-vjeçarja e shtyu në ballkon për të shpëtuar 

Emrat/ Kapen 82 kg drogë në një taksi, arrestohet një shqiptar dhe një grek 

TE FUNDIT

Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”

Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”
17 Qershor, 2025

Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, teksa Izraeli synon të dobësojë rëndë Republikën Islamike të Iranit. Një valë sulmesh...

Lexo më shumë

“SPAK ka shkelur afatet”, kërkesa për lirim e Metës shqyrtohet më 20 qershor

“SPAK ka shkelur afatet”, kërkesa për lirim e Metës shqyrtohet më 20 qershor
17 Qershor, 2025

Me pretendimin se SPAK ka shkelur afatet në dhënien e informacionit për hetimet e kryera ndaj tij, ish-Presidenti i vendit...

Lexo më shumë

Ambasadori Gonzato-prokurorëve: Identifikimi i parave të krimit, thelbësor…

Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë
17 Qershor, 2025

Në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor, Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi se duhet një bashkëpunim sa...

Lexo më shumë

VIDEO/ Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane

VIDEO/ Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane
17 Qershor, 2025

Përveç rëndësisë së madhe që kanë diskutimet mes liderëve botërorë në tryezën e rrumbullakët të G7, ajo që shton edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com