Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë këmbëngul për bisedime, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen në proces

2024/08/15 at 5:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë këmbëngul për bisedime, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen në proces

Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë Egjipti dhe Katari po shtojnë përpjekjet për të nxitur Izraelin dhe Hamasin të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Raundi i ri i bisedimeve është parashikuar të mbahet sot në Doha.

Banorët e Gazës u dhanë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre të vrarë nga sulmet izraelite, që kanë vazhduar që nga sulmi terrorist i 7 tetorit, i kryer nga Hamasi, mes përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve rajonale për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Bisedimet pritet të mbahen të enjten në kryeqytetin e Katarit, Doha. Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, ka dhënë sinjale se nuk do të marrë pjesë në bisedime.

“Presim nga ndërmjetësuesit të na njoftojnë se Izraeli e ka pranuar ofertën. Çdo takim i radhës duhet të ketë në qendër mekanizmat zbatues dhe përcaktimin e afateve dhe jo zhvillimin e negociata për aspekte të reja,” thotë zyrtari politik i Hamasit, Osama Hamdan.

Të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre këmbënguli se Shtetet e Bashkuara kanë besim se do të ketë bisedime.

“Gjithmonë para bisedimeve ka pozicionim të palëve. E kemi parë këtë gjë më parë, nuk është gjë e re,” tha ajo.

Por për Presidentin Joe Biden paqja mbetet e pakapshme.

“Po bëhet gjithnjë e më vështirë. Duhet të shohim se çfarë do të bëjë Irani dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nëse sulmojnë. Por unë nuk dorëzohem,” deklaroi ai.

Ekzistojnë shqetësime që Irani do të sulmojë Izraelin pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Ismail Hanije në tokën iraniane. Izraeli nuk ka marr përgjegjësi për vrasjen, por besohet gjerësisht se ai e kreu sulmin.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre ushtarake në rajon si masë parandaluese ndaj Iranit dhe grupeve të tjera të lidhura me të, siç është organizata Hezbollah.

Hezbollahu ka intensifikuar sulmet nga Libani përgjatë kufirit në Izrael.

I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein qëndroi në Bejrut të mërkurën.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe asnjëra palë nuk ka më justifikime për vonesa,” deklaroi ai.

Palët fajësojnë njëra tjetrën për ngërçin.

“Hamasi po vazhdon të vendosë kushte të reja dhe po refuzon arritjen e një marrëveshjeje,” tha zëdhënësi i Qeverisë izraelite, David Mencer.

Ndërkohë, analistët thonë se Presidenti Biden duhet t’i bëjë më shumë trysni Izraelit.

“Nëse ai i thotë Netanyahut që mbaron me kaq, se kushdo që vjen pas tij, qoftë Presidentja Harris, apo Presidenti Trump, nuk do t’i bëjnë më lëshime si deri tani. Andaj ka ardhur koha t’i japë fund dhe të fillojë një epokë e re,” thotë analistja nga Universiteti ‘Johns Hopkins’, Laura Blumenfeld.

Kjo epokë e re parasheh integrimin rajonal të Izraelit në këmbim të krijimit të shtetit palestinez. Por arritja e këtij qëllim duket ende e largët. Armëpushimi në Gazë mbetet hapi i parë, tani për tani i paarritshëm./VOA

Ju sugjerojmë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Bota

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

28 Maj, 2025 7:29 pm
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Para
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga Parku Kombëtar i Prespës deri në Tropojë, 14 vatra aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga Parku Kombëtar i Prespës deri në Tropojë, 14 vatra aktive

Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze

Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze

Walz dhe Vance, dy kandidatët për zv.president të SHBA-së, përballen në debat më 1 tetor

Walz dhe Vance, dy kandidatët për zv.president të SHBA-së, përballen në debat më 1 tetor

TE FUNDIT

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
28 Maj, 2025

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në...

Lexo më shumë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
28 Maj, 2025

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave. Duket se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com