Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

2025/02/14 at 8:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur synimin e tij për të vendosur tarifë prej 25 për qind në importet e metalit dhe aluminit, shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian u kundërpërgjigj.


“BE-ja do t’i ruajë interesat e veta ekonomike. Ne do t’i mbrojmë punëtorët, bizneset dhe konsumatorët tanë”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një deklarate.

“Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbesin pa përgjigje, ato do të nxisin kundërmasa të ashpra dhe proporcionale”.

Marrëdhëniet transatlantike janë duke hyrë në një territor të ri, teksa administrata Trump përqafon një politikë të jashtme me muskuj dhe transaksionale, me qëllim të mbrojtjes së vendeve të punës dhe industrisë amerikane, si dhe teksa tenton të rishkruajë rregullat për tregti ndërkombëtare.

Për armiqtë sikurse Irani apo Kina, situata nuk është shumë e ndryshme prej administratave të mëparshme. Megjithatë, për aleatët dhe partnerët sikurse Bashkimi Evropian situate është e paqartë dhe shqetësuese.

“Gjërat duken më pak të parashikueshme sesa në administratën e parë, apo në krahasim me shumicën e administratave të mëparshme”, ka thënë Chase Foster, profesor për politikë në Kolegjin King të Londrës, i cili ka studiuar për rregulloret mes SHBA-së dhe BE-së.

“Nëse them se do të ketë fërkim [mes Uashingtonit dhe Brukselit] e nënvlerësoj situatën”, ka thënë Dalibor Rohaq, hulumtues i lartë në Institutin Enterprise në Uashington, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sinjalet që vijnë prej Shteteve të Bashkuara nuk janë duke i lënë rehat liderët evropianë konvencionalë”, ka thënë Rohaq.

“Të them të drejtën, secila politikë është transaksionale, mirëpo pikëpamjet e Donald Trumpit për interesat kombëtare të Amerikës duken shumë të ngushta dhe personale”.

“Vitet në vijim mund të jenë shumë të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe do ta tensionojnë marrëdhënien transatlantike prej së cilës kanë përfituar interesat amerikane dhe evropiane për të paktën 80 vjet”, ka thënë Ian Bond, zëvendësdrejtor në Qendrën për Reforma Evropiane me bazë në Londër.

Kujdes: Turbulencë në ardhje!

Tarifat që janë bërë të ditura vetëm dy javë pas nisjes së punës së administratës Trump – në importet e çelikut dhe aluminit ndaj partnerëve tregtarë – Kanadasë dhe Meksikës – kanë qenë të pritshme prej shumëkujt.

Kanadaja dhe Meksika janë prodhues të mëdhenj të produkteve të aluminit dhe çelikut dhe eksportojnë sasi të mëdha mallrash në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Trumpit kanë dhënë sinjale se edhe tarifa tjera do të jenë në ardhje, sidomos në makina apo kamionë, që do të mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në bllokun evropian.

Trump ka argumentuar për kohë të gjatë se industria amerikane është duke u dëmtuar prej importeve të lira. Tarifat janë masë përmes së cilës një administratë tenton të negociojë atë që beson se është marrëveshje më e mirë për punëtorët amerikanë, për mbrojtje të vendeve të punës, dhe ndërkohë përmes tyre rrit të hyrat nga taksat.

“Unë pres një lloj lufte tregtare”, ka thënë Foster.

“Nuk do them që situata do të përshkallëzohet plotësisht, por nëse vendosen tarifa 10-20 për qind në mallrat e Evropës, pres që BE-ja të kundërpërgjigjet njëjtë”.

Administrata Trump është në avantazh në krahasim me Brukselin për shkak të ekonomisë së fuqishme, ndonëse situata edhe mund të përkeqësohet nëse BE-ja vlerëson se politikat tregtare amerikane janë përçmuese.

Nëse ndodh diçka e tillë, Foster beson se industritë evropiane dhe përkrahësit e tyre politikë mund të çojnë përpara “patriotizëm ekonomik”.

“Shikojeni se çfarë ka ndodhur në Kanada”, ka thënë ai.

“Një qasje agresive e një shteti që ndihet i sulmuar ekonomikisht, prej një shteti më të fuqishëm”.

“Patriotizmi ekonomik është emocion që del përtej partive”, ka thënë Foster, duke shtuar se prandaj mund të ndodhë që “popullata e Evropës mund t’i lë anash dallimet dhe të bashkohet dhe t’i mbrojë interesat e veta kundër Shteteve të Bashkuara, apo ndonjë shteti që mund ta ngacmojë”.

Fërkimi për sektorin e teknologjisë

BE-ja e ka një qasje më agresive për rregullim të kompanive teknologjike sikurse Google dhe Apple. Vitin e kaluar është fuqizuar Akti për Tregjet Digjitale, duke shpallur gjashtë gjigantë teknologjikë si krijues monopolesh, dhe u ka kërkuar që të veprojnë në përputhje me rregulloret strikte. Pesë nga gjashtë prej tyre janë amerikane dhe njëra kineze – kompania amë e TikTokut.

Ndërkohë, shefat ekzekutivë të kompanive të mëdha amerikane përfshirë Elon Musk si shef i kompanuve Tesla dhe X e kanë përkrahur fort kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Në përgjithësi, këto kompani i kanë anashkaluar rregulloret e BE-së.

Në një samit për inteligjencë artificiale të mbajtur këtë javë në Paris, në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë, si dhe shefa të kompanive të mëdha teknologjike, nënpresidenti amerikane J.D.Vance, e ka kritikuar BE-në dhe përpjekjet e saj për të rregulluar sektorin e teknologjisë.

“Ne besojmë se rregullimi i tepërt i sektorit të inteligjencës artificiale mund të shkatërrojë industrinë transformative”, ka thënë Vance.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje që të inkurajojmë rritje pragmatike dhe politika për inteligjencën artificiale”.

“Mendoj që për shumë evropianë teknologjia shihet si kërcënim ekzistencial, si për kompanitë ashtu edhe për ekonomitë e tyre, për aftësinë e Evropës që të jetë konkurrente me teknologjinë e vet, por edhe si kërcënim për demokracinë evropiane”, ka thënë Foster.

“Nuk ka të bëjë vetëm me dezinformimin që e dimë se ekziston online, por edhe me faktin që këto kompani janë jashtë territorit të Evropës”,ka thënë ai.

“Kështu që nuk e di nëse kërkesat që po shtyhen përpara prej administratës Trump do të jenë të kënaqshme për liderët evropianë”.

Shtrirja e ndikimit

Ekziston edhe një pikëpyetje, nëse politika konservatore e Trumpit do t’i forcojë marrëdhëniet me liderët sikurse kryeministri hungarez, Viktor Orban apo kryeministri sllovak, Robert Fico, të cilët njihen për mesazhet populiste, të përcjella me politikë konservatore, me një qëllim të vetme: fitores në zgjedhje.

“Çfarë vërejmë tek Orbani dhe Fico është që agjendat e tyre janë goxha anti-amerikane dhe përmes tyre tentojnë të forcojnë pozicionin e armiqve të SHBA-së në rajon, sikurse të Rusisë apo Kinës”, ka thënë Rohaq.

“Megjithatë, ata duket se e kanë të përbashkët këtë ngrohtësinë për administratën aktuale, e cila çon përpara agjendën ‘Amerika e Para’”.

Orbani, i cili është në telashe me BE-në për shkak të bindjeve të tij, e ka konsoliduar pushtetin me konceptin “demokracia joliberale”, duke dëmtuar pavarësinë e mediave dhe të gjykatave, dhe duke e bërë partinë e tij Fidesz, dominuese në shtet.

Nuk është sekret as entuziazmi i tij për Trumpin dhe aktivistët konservatorë në Shtetet e Bashkuara. Në ditën e zgjedhjeve në SHBA, kur Trump e ka mposhtur kundërshtaren e tij demokrate, Kamala Harris, lideri hungarez ka thënë ‘Ne fituam’, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Orbani “ndihet i shfajësuar dhe vetëm sa po e forcon pozicionin e tij prej ‘euroskeptiku’ dhe qasjen e tij joliberale”, ka thënë Zsuzsanna Vegh, prej Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, me bazë në Berlin.

Ajo ka thënë në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë se Orbani tani ndihet se ka më shumë autoritet për t’i shtypur grupet opozitare dhe kritikët qeveritarë.

“Narrativa qeveritare është sulmi ndaj mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare në Hungari. Ky sinjal pritet të ndiqet prej zyrtarëve tjerë që mendojnë njëjtë brenda BE-së, dhe Robert Fico veçse i ka hyrë rrugës së njëjtë”, ka thënë ajo.

Fico është figurë më ndryshe prej Orbanit, ka thënë Grigorij Meseznikov, analist politik sllovak në Bratislavë. Sipas tij, Fico nuk mund të kategorizohet lehtë si politikan i krahut të djathtë.

“Është e vërtetë që ai duke çuar përpara ide shumë të ngjashme me të djathtës ekstreme, por nuk është lloji i politikanit të ekstremit të djathtë. Ai ende çon përpara narrativë pro-rusë. Ai është pro-rus dhe është kundër Amerikës, që është goxha paradoksale”, ka thënë Meseznikov.

“Në përgjithësi, ai ka qasje pozitive ndaj Trumpit. Mendoj që e ka mirëpritur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht bindjeve të tij kundër Amerikës”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, Fico e ka publikuar një letër të hapur për Elon Muskun, i cili ka bërë përpjekje për të mbyllur Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që të ndajë me të informacione për “organizatat joqeveritare, mediat dhe gazetarët individuale” që kanë pranuar para prej USAID-it.

Meseznikov e ka quajtur letrën “shaka”, meqë, sipas tij, USAID-i ka pasur prezencë minimale në Sllovaki që disa vjet.

“Unë pres që Shtëpia e Bardhë e Trumpit të bëjë më të mirën që t’i rrisë popullistët e krahut të djathtë në Evropë, jo vetëm ata që janë në pushtet, sikurse Orban dhe Fico, por edhe të tjerë”, ka thënë Bond, duke përmendur si shembull partinë gjermane, Alternativa për Gjermaninë, apo Marshin Kombëtar të Francës./REL



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Takime të nivelit të lartë mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë pritet të mbahen sot në Munih

Takime të nivelit të lartë mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë pritet të mbahen sot në Munih
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com