Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë distancohet nga sulmi i fundit ndaj Faucit

2020/07/16 at 8:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtëpia e Bardhë distancohet nga sulmi i fundit ndaj Faucit

Në një përpjekje për të hapur ekonominë Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e disa ekspertëve të mjekësisë.


Shtëpia e Bardhë u distancua të mërkurën nga një sulm i ri lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga eksperti kryesor i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, edhe pse një artikull në formën e një opinioni botuar në një të përditshme amerikane i pasqyron disa nga mendimet, si ato të Presidentit Donald Trump.

Këshilltari për Tregtinë i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro shkruante në një opinion të botuar në gazetën “USA Today” se zoti Fauci “ka një qasje të mirë të tijën me publikun, por ka gabuar për gjithçka me të cilën më është dashur të bashkëveproj me të”.

Megjithatë pasi artikulli u publikua drejtoresha e komunikimit strategjik të Shtëpisë së Bardhë Alyssa Farah tha që artikulli i zotit Navarro “nuk kaloi nëpër procesit normal të Shtëpisë së Bardhë të shqyrtimit përpara publikimit të tij dhe se ai është vetëm mendimi i tij(Navarro)”.

Ajo tha se Trump “vlerëson ekspertizën e profesionistëve të fushës së mjekësisë që këshillojnë administratën e tij”.

Kur u pyet rreth artikullit në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se “ky është Peter Navarro, por unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me doktor Faucin“.

Më vonë Trump i tërhoqi vëretje zotit Navarro duke thënë se “ai bëri një deklaratë që përfaqësonte opinionin e tij. Ai nuk duhet ta bëjë këtë gjë“.

Në një intervistë për revistën “The Atlantic” doktor Fauci tha se ai “nuk mund ta kuptonte dot se pse “Shtëpia e Bardhë ishte përpjekur ta dëmtonte ekspertizën dhe këshillat e tij”.

“Mendoj se ata po e kuptojnë tashmë se kjo nuk ishte një gjë e kujdesshme për t’u bërë, pasi vetëm reflekton negativisht mbi ta“, tha ai.

Për sa i takon komenteve të zotit Navarro, doktor Fauci tha se “nuk mund ta shpjegoj Peter Navarron. Ka mendimet e tij“.

Në një përpjekje për të forcuar ekonominë e dëmtuar amerikane përballë avancimit të paepur të pandemisë së koronavirusit Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e zotit Fauci dhe ekspertëve të tjerë të mjekësisë.

Presidenti, i cili po përballet me një garë të ashpër për t’u rizgjedhur në nëntor kundër ish-Nënpresidentit Joe Biden, prej muajsh e ka nënvlerësuar ndikimin e virusit dhe së fundmi ka pohuar se ndikimi i rasteve të reja me koronavirus “tërësisht i parrezikshëm” në 99 për qind të rasteve.

Udhëheqësi amerikan i tha gazetarit të “Fox News” Sean Hannity, se personalisht e pëlqen zotin Fauci, por se ai kishte “bërë shumë gabime”.

Disa ditë më parë, zoti Trump ripostoi në twitter një koment të një ish-prezantuesi të një emisioni lojërash televizive, Chuck Woolery, i cili pa asnjë provë, pretendonte se “të gjithë gënjejnë”, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe “mjekët tanë, jo të gjithë, por shumica, që ne na kërkohet t’u besojmë”. Brett Giroir, admirali me katër yje në Shërbimin e Shëndetit Publik dhe një prej mjekëve që kanë qenë fytyra e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë, e hodhi poshtë këtë pretendim në një intervistë për NBC të martën.

“Ndonjëherë mund të bëjmë gabime bazuar në informacionin që kemi” tha zoti Giroir “por asnjë prej nesh nuk gënjen. Ne jemi plotësisht transparent me popullin amerikan. Asnjë nga ne nuk ka 100 për qind të drejtë. Askush nga ne nuk ka gjithmonë të drejtë dhe ne e pranojmë këtë”.

Në artikullin e “USA Today” zoti Navarro, shkruante se “në fund të janarit kur po argumentoja mbi çështjen për të ndaluar fluturimet nga Kina në emër të presidentit, Fauci luftoi kundër vendimit të guximshëm të presidentit, i cili mund të kishte shpëtuar me qindra mijëra jetë amerikanesh“.

Vendimi ndalonte shtetasit e huaj që kishin vizituar kohët e fundit Kinën të hynin në SHBA, por nuk përjashtonte anëtarët e ngushtë të familjes së qytetarëve amerikanë si dhe banorët e përhershëm pra ata që kanë një kartë jeshile.

Zoti Navarro pohoi se në fund të janarit kur paralajmëroi për “një pandemi të mundshme vdekjeprurëse”, Fauci “u thoshte mediave të mos shqetësoheshin” siç tha ai.

Zoti Navarro pohoi gjithashtu se Fauci e kishte ndryshuar katër cipërisht qëndrimin e tij lidhur me përdorimin e maskave. Sidoqoftë zoti Fauci me muaj të tërë ka nxitur amerikanët t’i vendosin ato dhe Presidenti Trump vendosi një të tillë në publik për herë të parë fundjavën e kaluar.

“Tashmë zoti Fauci thotë se një nivei në rënie i vdekshmërisë nuk ka rëndësi kur është statistika e vetme më e rëndësishme për të ndihmuar në orientimin e ritmit të rihapjes sonë ekonomike“, tha Navarro. “Sa më i ulët niveli i vdekshmërisë, aq më shpejt dhe më shumë mund ta hapim vendin“.

“Pra, kur më pyesni nëse i dëgjoj këshillat e doktor Faucit, përgjigjja ime është: vetëm me skepticizëm dhe kujdes“, përfundoi Navarro.

Në intervistën për NBC zoti Giroir, tha se “të gjithë jemi shumë të shqetësuar mbi shpërthimin” e mijëra rasteve të reja në vend. Ai shtoi se ndërsa numri i pacientëve me koronavirus në spitale ka rënë nga një pikë kulmore prej 85 mijë në 63 mijë raste, por “me rritjen e shtrimeve në spitalet presim edhe rritje të numrit të vdekjeve”.

Më shumë se 137,000 amerikanë kanë vdekur nga virusi që prej fillimit të pandemisë dhe më shumë se 3.4 milionë janë infektuar./ VOA



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Emri/ Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet autori

Tiranë/Qëlloi me armë zjarri 39-vjeçarin, arrestohet djali i ish-deputetit

Tiranë/Qëlloi me armë zjarri 39-vjeçarin, arrestohet djali i ish-deputetit

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev shpall fitoren

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev shpall fitoren
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com