Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtator, treguesi i besimit në ekonomi bie në nivelin më të ulët të 2022

2022/10/07 at 12:31 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtator, treguesi i besimit në ekonomi bie në nivelin më të ulët të 2022

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare ka prekur nivelin më të ulët të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) për shtatorin pësoi një rënie të mëtejshme me 1.9 pikë në muajin shtator. TNE paraqitet në rënie për të tretin muaj radhazi, duke reflektuar kryesisht efektet negative të rritjes së çmimeve në vlerësimet e bizneseve dhe konsumatorëve shqiptarë.

Rënia e TNE-së reflektoi rënien e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe përkeqësimin e besimit të konsumatorëve. Nga ana tjetër, treguesit e besimit për sektorët e industrisë dhe tregtisë shënuan përmirësime të lehta në muajin shtator.

Treguesi i besimit në ndërtim shënoi një rënie prej 5.3 pikë përqindjeje në muajin shtator. Rënia u shkaktua nga përkeqësimi i vlerësimit të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse ishte në rritje në këtë muaj. Pritjet e bizneseve të ndërtimit për punësimin dhe pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen shënuan rënie.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 3 pikë përqindje në muajin shtator, për të tretin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga rënia e të dy komponentëve përbërës, vlerësimet për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë rritur në këtë muaj.

Edhe treguesi i besimit konsumator u përkeqësua me 3.1 pikë përqindje në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, dhe rënia e balancave si për blerjet aktuale ashtu edhe për blerjet e pritura. Vlerësimet e konsumatorëve për situatën e pritur financiare mbetën pothuajse të pandryshuara.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1 pikë përqindje në muajin shtator. Kjo rritje u ndikua nga përmirësimi i kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme, ndërkohë që vlerësimet për prodhimin aktual shënuan rënie. Gjithashtu, edhe pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë pësuar rënie. Pritjet e bizneseve të industrisë për çmimet e produkteve

që do të prodhojnë janë rritur në muajin shtator.

Edhe treguesi i besimit në tregti u rrit me 1 pikë përqindje në muajin shtator. Rritja u ndikua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve të këtij sektori për ecurinë aktuale të biznesit, ndërkohë që pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm mbetën pothuajse të pandryshuara. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rritje edhe në këtë sektor./Monitor

Ju sugjerojmë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Para
Lirimi i Bllakos, Meta: Mund të merrte një dado për fëmijët, babai i paguhej 10 mijë euro

Lirimi i Bllakos, Meta: Mund të merrte një dado për fëmijët, babai i paguhej 10 mijë euro

Meta njofton mbajtjen e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë: Do finalizojmë…

Meta njofton mbajtjen e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë: Do finalizojmë...

“12 mld euro fatura e korrupsionit të PS”, Meta: Shkatërrimtare për financat publike

“12 mld euro fatura e korrupsionit të PS”, Meta: Shkatërrimtare për financat publike

TE FUNDIT

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
9 Qershor, 2025

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë...

Lexo më shumë

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
9 Qershor, 2025

Java ka nisur me temperatura përvëluese. Dita më e nxehtë e kësaj jave është kjo e hëna dhe, sipas parashikimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com