Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtatë shtetet që i frikësohen presidencës së Trump

2017/01/19 at 9:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsyeja në Epokën e Trampit

Ka shumë shtete që e mirëpresin Donald Trump-in si President të 45-të të SHBA-ve. Rusia po shijon skepticizmin e tij mbi vlerat e NATO-s, ndërsa shtete të tjera si Filipinet apo Turqia duartrokasin idenë e presidentin për të vënë theksin tek interesat e përbashkëta, më shumë sesa të vlerat Perëndimore. Por ka edhe disa shtete që nuk do ta donin atë në krye të SHBA-ve.

Më poshtë janë 7 shtetet që i druhen më shumë presidencës së Trump.

Meksika – Trump ka paralajmëruar disa herë ndërtimin e një muri me Meksikën, e nëse kjo ndodh vendi do përballet me miliona deportime dhe me një presion intensiv në tregtinë mes dy vendeve. Dihet tashmë se Meksika dërgon 80% të eksporteve në SHBA dhe merr 60% të importeve nga amerikanët.

Japonia – Është e vërtetë se Kryeministri japonez dhe Trump kanë interesa të përbashkëta, por Japonia i druhet marrëdhënieve që SHBA-të do të ndërtojnë me Kinën. Nëse Trump vendos të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet e tij me Kinën, japonezët do të ndodheshin të izoluar midis dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtare. Shto këtu edhe marrëdhëniet e vështira të Japonisë me Korenë e Jugut dhe vendi mund të bjerë në një izolim të ashpër.

Letoni, Estoni, Lituani – Vendet Baltike janë ato që e presin më me ankth Presidentin e ri të SHBA-ve. Ato nuk e shikojnë me sy të mirë marrëdhënien e mirë të Trump me Putin sepse i druhen ndërhyrjes së Rusisë për të zhvendosur kufijtë më të njëjtin arsyetim si në rastin e Ukrainës. Nëse deri tani këto vende janë ndjerë të mbrojtura duke qenë pjesë e NATO-s, deklaratat e Trump-it për zhvlerësimin e Organizatës kanë shtuar dozën e frikës.

Gjermania – Angela Merkel ia ka bërë një ofertë bashkëpunimi Trump-it bazuar në vlerat e përbashkëta të “demokracisë, lirisë, respektimit të ligjit dhe ruajtjes së dinjitetit të çdo njeriu, pa dallime origjine, ngjyre, feje, orientimi seksual apo prirjeje politike”. Thënë ndryshe, ne marrim përsipër të bashkëpunojmë më ju nëse ju nuk do i trajtoni meksikanët dhe myslimanët ashtu siç keni premtuar në fushatë. Merkel gjithashtu ka drejtuar dënimin e Europës ndaj Rusisë me sanksione për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë dhe premtimi për marrëdhënie të mira midis Trump e Putin do të minonte pushtetin dhe fuqinë e saj në Europë.

Franca –  Shqetësimi i Francës është më tepër i brendshëm. Ata druhen se fitorja e Trump-it do të nxitë fitoren e Frontit Kombëtar të Marine Le Pen, e cila nëse vjen në krye të shtetit do ta orientojë Francën drejt daljes nga BE-ja dhe përqendrimit te forcimi i kufijve dhe zhvillimi i brendshëm. Kundërshtarët e Le Pen druhen se Trump do të mbështesë publikisht kandidaturën e saj, çka do të ishte një moment kyç për fatin e zgjedhjeve.

Prej shumë vitesh nuk ndodhte që ardhja e një Presidenti amerikan të shkaktonte kaq shumë ndjesi, pozitive apo negative, brenda e jashtë vendit. Por a do të arrijë Trump të mbajë premtimet me të cilat ka ngjallur panik në shumë liderë e vende të botës?

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
NASA: 2016-a, viti me i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë

NASA: 2016-a, viti me i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë

Video/ Fjalimi emocionues i Johnny Depp, pak ditë pas divorcit falënderon fansat për mbështetjen

Video/ Fjalimi emocionues i Johnny Depp, pak ditë pas divorcit falënderon fansat për mbështetjen

Video/ Shkullaku flet për Ramën: Si u pasurua vitet e fundit dhe si mblodhi kriminelët në Parlament

Video/ Shkullaku flet për Ramën: Si u pasurua vitet e fundit dhe si mblodhi kriminelët në Parlament

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com