Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtatë mumjet e famshme, dhe sekretet që na kanë zbuluar për botën e lashtë

2022/07/31 at 5:46 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shtatë mumjet e famshme, dhe sekretet që na kanë zbuluar për botën e lashtë

Njerëzit kanë besuar prej kohësh tek vazhdimi i jetës edhe pas vdekjes fizike. Për shembull egjiptianët e lashtë, janë të famshëm për ritualet e tyre të sofistikuara të funeraleve dhe besimin mbi jetën e përtejme.


Por praktika e ruajtjes së qëllimshme të trupave, shtrihet ndoshta 3500 vjet më herët sesa mumiet e Egjiptit të lashtë.

Mumiet e varrosura me pasuri dhe objekte personale, gjenden në gjithë botën. Ato zbulojnë atë që njerëzit e konsideronin të rëndësishme, simbolet e tyre shpirtërore dhe atë që ata besonin se ndodh pas vdekjes.

Ötzi, Njeriu i Akullit

Kur mumja e njohur tani si Ötzi, Njeriu i Akullit, u zbulua në Alpe në vitin 1991, autoritetet austriake menduan fillimisht se trupi i përkiste një alpinisti modern, sepse ishte shumë i ruajtur. Por më vonë e kuptuan se i përkiste Epokës së Bakrit. Ötzi u zbulua në një kalim malor 3.210 metra mbi nivelin e detit, mbi luginën e afërt Ötztal në Austrinë Perëndimore.

Ai jetoi 5300 vjet më parë, në një kohë kur Evropa po zhvillonte për herë të parë hierarki komplekse sociale. Sipas hulumtimit të kryera në vitin 2013, vdekja e tij ishte e dhunshme: Ötzi vdiq pasi u qëllua me një shigjetë, dhe pësoi një lëndim në kokë në momentet e tij të fundit.

Mumja e tij ka zbuluar shumë të dhëna për jetën në Evropën e Epokës së Bakrit. Gjenet e tij tregojnë se ishte një vendas i Evropës Qendrore, dhe përmbajtja e gjetur në stomak tregon se kishte ngrënë mish dhie. Ai ishte në mesin e të 40-ave, vuante nga artriti, kishte ngushtim të arterieve dhe parazitë në zorrë. Por ka të ngjarë të përdorte akupunkturë dhe barëra medicinale për të trajtuar dhimbjen e tij.

Njeriu i Tollundit

Një trup i pajetë i gjetur në Danimarkë në vitin 1940, mund të jetë dëshmi e sakrificës njerëzore. Mumja e ruajtur në mënyrë të shkëlqyer, i përket një njeriu që jetoi gjatë Epokës së Hekurit, midis viteve 405–380 Para Erës Sonë. Ditën e fundit të jetës, ai hëngri një vakt me qull elbi dhe peshk, dhe më pas u var deri sa u mbyt.

Studiuesit dyshojnë se vdekja e tij ishte pjesë e një sakrifice rituale, pasi Njeriu i Tollundit u gjet i shtrirë në një pozicion fetusi, me sytë dhe gojën e tij të mbyllura me kujdes. Sipas Muzeut Silkeborg, ku ndodhet sot mumja, Njeriu i Tolundit ishte midis 30–40 vjeç kur vdiqdhe ishte të paktën 163 centimetra i gjatë. Ai kishte veshur një jelek prej lëkure deleje, një rrip lëkure, dhe ende e kishte litarin që përdorej për ta varur të lidhur në qafë.

Mbreti Tutankhamun

Ndoshta asnjë mumje nuk është më e famshme se ajo e faraonit Tut. Mbreti i ri vdiq më shumë se 3000 vjet më parë në moshën 19-vjeçare. Hapja e varrit të tij në vitin 1922 bëri bujënë mbarë botën, pasi në dallim nga shumë varre mbretërore, ai nuk ishte grabitur.

Mumja e faraonit adoleshent u gjet e vendosur brenda tre arkivoleve, ku njëri ishte prej ari.Mumja e tij hodhi dritë mbi praktikat dhe ndryshimet kulturore rreth kohës kur ai vdiq në rreth vitit 1324 Para Krishtit. Duke përdorur analizën e ADN-së, shkencëtarët identifikuan

dy mumie që mendohet të jenë babai i Tutit, Akhenaten, dhe nënën e tij, emri i së cilës nuk dihet. Mumja zbuloi gjithashtu se faraoni vuante nga malaria, dhe një çrregullim të rrallë kockor të këmbës që mund t’ia ketë vështirësuar ecjen.

Xin Zhui

E njohur edhe si “Zonja Dai”, kjo grua e pasur që jetoi gjatë dinastisë Han në Kinë u zbulua në vitin 1971 në një varr të përpunuar dhe të vulosur me argjilë. Arkivoli i saj u mbush me lëng balsami për të ndihmuar në ruajtjen e trupit, e cila u gjet në një gjendje shumë të mirë.

Gjymtyrët e saj ishin ende fleksibël, lëkura e saj ishte e butë, dhe në kokë kishte shumë flokë. Mumja, e cila daton në vitin 168 Para Krishtit, ndodhet sot në Muzeu Hunan në Kinë, së bashku me qindra sende që u varrosën me trupin e saj, si komplete të shtrenjta enësh, instrumente muzikore dhe mëndafshe të pikturuara në mënyrë të shkëlqyer.

Nga të dhënat në varr, rezulton se Xin Zhui ishte gruaja e markezit të Dai, Li Cang, që u varros aty pranë. Shkencëtarët ishin në gjendje të kryenin një autopsi të plotë të mumjes sëXin Zhui. Ekzaminimi zbuloi se ajo vdiq rreth moshës 50-vjeçare nga një atak në zemër.

Mumiet Çinçorro

Mumiet Çinçorro, të gjetura në Kilin e sotëm, janë ndër më të vjetra të gjetura deri më sot. Ato datojnë 7000 vjet më parë, ose 2000 vjet më herët se mumiet më të vjetra egjiptiane. Ishin përgatitur me kujdes si mumjet e çdo mbreti në Egjiptin e lashtë. Organet e tyre u hoqën dhe muskujt ishin ndarë nga kockat.

Trupat u ri–montuan më pas me kallamishte, lëndë bimore dhe argjilë për të zëvendësuar pjesët e brendshme të hequra. Lëkura u lye me zezë ose të kuqe. Në fund u shtuan paruke me flokë njeriu dhe maska ​​të skalitura prej balte. Njerëzit Çinçorro që i bënë këto mumie jetonin në shkretëtirën e Atakamës dhe nuk lanë të dhëna të shkruara.

Ndaj të vdekurit na japin të dhëna mbi besimet dhe kulturën e tyre. Ky popull i mumifikontetë gjithë, pavarësisht gradës, madje edhe fëmijët. Pra nderonin të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nëse ata kontribuan në shoqëri apo jo, duke i kushtuar vëmendje të veçantë atyre që nuk e arritën kurrë potencialin e tyre. Në mendjet e Çinçorro, jeta si mumje mund të jetë parë si një shans i dytë.

Ramses II

I njohur edhe si Ramsesi i Madh, faraoni e sundoi Egjiptin për 68 vjet. Gjatë jetës së tij gati 90-vjeçare faraoni drejtoi shumë fushata ushtarake për të siguruar territore të reja, dhe financoi projekte të mëdha infrastrukturore përgjatë Nilit, përfshirë një kompleks të madh tempujsh të njohur tani si Ramesseum. Shumë objekte të mbretërimit të Ramsesit ekzistojnë ende sot, përfshirë një statujë graniti prej 83 tonësh të vetë mbretit. Mumja e tij ndodhet në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian.

Vajza e Akullt e Siberisë

Ajo ka të ngjarë të ishte një grua e rëndësishme në kohën që jetoi. Pasi ishte anëtare e kulturës së lashtë Pazirik, dhe kulturës më të madhe Skithiane në Siberi, dhe jetoi në shekullin V Para Krishtit. Varri i saj u zbulua në vitin 1993 në Republikën Ruse të Altait, dhe u gjet e varrosur në një arkivol të madh bashkë me 6 gjashtë kuaj.

E njohur edhe si Princesha Ukok, vajza ishte ndoshta rreth 25 vjeçe kur vdiq. Ajo ishte balsamosur me torfë, truri dhe sytë i ishin hequr dhe gropat e syve ishin mbushur me lesh kafshësh. Trupi i saj ishte zbukuruar me një mbulesë të zbukuruar me ar.

Ndoshta detajet më të pabesueshme janë tatuazhet e saj, të cilat përshkruajnë kokën e një dreri, një panterë, një dre, dhe brirë që degëzohen në forma lulesh. Mumja zbuloi sekrete befasuese mbi popullin Pazirik, që jetoi midis shekujve VI dhe III Para Erës Sonë. Për shembull, bluza e saj ishte prej mëndafshi të egër, që mund të ketë ardhur nga India, duke treguar ekzistencën e rrugëve tregtare në distanca të gjata në rajon edhe 2400 vjet më parë. / bota.al



Ju sugjerojmë

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri
Aktualitet

Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri

6 Korrik, 2025 12:24 pm
Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin
Bota

Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

6 Korrik, 2025 12:19 pm
“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë
Bota

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

6 Korrik, 2025 12:06 pm
Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur
Bota

Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur

6 Korrik, 2025 12:01 pm
“Fantazma” që udhëheq Hamasin, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës
Bota

“Fantazma” që udhëheq Hamasin, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

6 Korrik, 2025 12:00 pm
Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti i tyre shqiptar
Kronikë

Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti i tyre shqiptar

6 Korrik, 2025 11:57 am
Para
Rusia i konsideron NATO-n dhe SHBA-në si kërcënimet kryesore

Rusia i konsideron NATO-n dhe SHBA-në si kërcënimet kryesore

Disave u është hequr e drejta e detit dhe Diellit

Disave u është hequr e drejta e detit dhe Diellit

S’ka asnjë gjurmë të ditëve tona, Karavastaja si në vitin 1982

S’ka asnjë gjurmë të ditëve tona, Karavastaja si në vitin 1982
















TE FUNDIT

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
6 Korrik, 2025

Kupa e Botës për Klube nuk sjell vetëm prestigj dhe konkurrencë të nivelit të lartë, por edhe përfitime financiare të...

Lexo më shumë

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
6 Korrik, 2025

Për herë të parë që prej vitit 1923, lumi Sena në Paris është rihapur për publikun për not, duke i...

Lexo më shumë

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
6 Korrik, 2025

Një episod dramatik ka shënuar çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube midis Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ku talenti...

Lexo më shumë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
6 Korrik, 2025

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa. Për shpërdorim detyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com