Një grup të rinjsh nga Lezha po protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa ky institucion po shqyrton kërkesën e deputetëve të opozitës për marrëveshjen Shqipëri-Itali.
Ata janë kundër ngritjes së një kampi për refugjatët në Shëngjin, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni.
Të rinj kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm.
Sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.