Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarja që po korr sukses si politikane në Belgjikë

2018/11/02 at 9:50 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarja që po korr sukses si politikane në Belgjikë

Historia e saj është frymëzuese për të gjithë të rinjtë, është një histori suksesi. Edhe pse është vetëm 23 vjeç, ajo ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e Asamblesë në qytetin e Roeselares, në Belgjike, ku jeton prej 20 vitesh me familjen.


Bëhet fjalë për Deniza Miftarin, e cila është kryetare e të rinjve të Partisë së Gjelbër. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu historinë e saj.

“Kam filluar shumë herët. Më kujtohet që informohesha për të drejtat e mia si fëmijë dhe nëse kishte të drejtë mami me babin të më qortonin. Ne kemi emigruar kur unë kam qenë 3 vjeç, për shkak të luftës në Kosovë. Fushata ka qenë intensive, në atë kohë humba edhe babain. Pasi bëmë varrimin e tij në Kosovë, të nesërmen kam patur mbledhje dhe më mungoi mbështetja e tij dhe shumë herë dyshoja se mund t’ia dilja. Por e pashë që dashuria e tij më dha forcë të vazhdoj. Tek partia jonë ishte e rëndësishme të takonim personat të cilët nuk votonin për ne dhe trokisnim në çdo derë dhe pyesnim qytetarët se çfarë do donin të ndryshonin. Pasi fitova u ndjeva e lehtësuar.

Babai ka qenë fansi im më i madh. Ai shpesh merrte kritika nga shqiptarë të tjerë të cilët i thonin të mos më lejonte vonë nëpër mbledhje apo evente. I thoshin se do të humbte kontrollin mbi mua. Por ai aty ku të tjerët shihnin rrezik, ai shihte mundësi. Jam shumë me fat për këtë dhe ia kam dedikuar të gjitha atij, sepse nëse prindi nuk të mbështet asgjë nuk mund të arrish”, tha Deniza Miftari.

Ajo u angazhua që në shkollë të mesme me politikë, edhe pse jo drejtpërdrejt në një parti. Ishte anëtare dhe më pas kryetare e Këshillit të Studentëve. Prej 3 vitesh, ajo është kryetare e bordit të studentëve të fakultetit, i cili është i përfaqësuar në 6 qytete të ndryshme.

Momentin që Deniza nuk e harron është kur babai i saj ndërroi jetë. Ai i la amanet që të shkonte të mbante seminarin rreth temës së refugjatëve.

Deniza ia dedikoi babait të saj këtë seminar dhe u shpreh: “Publik i dashur, në këto momente babai im ndërroi jetë. Ju lutem duartrokisni për jetën e tij shembullore”./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Para
PD: Arrestimi i Rrajës një truk për të mashtruar opinionin publik

Kush është qeveria hije brenda PD? Ja çfarë thotë Basha

“Ti do tundësh lekët nga thesi”, Dako vendos të padisë Bashën

Fyerjet e Dakos/ Basha tregon pse nuk i përgjigjet kreut të Durrësit

Deniz braktis Xhansun, Xhihan ka ende shpresa për Dilarën, ja çfarë do të ndodh tek “Fate të Kryqëzuara”

Xhansu rikthehet në ekran, ja seriali i ri që do të jetë pjesë
















TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
9 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit...

Lexo më shumë

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë në aeroportin “Nikola Tesla”. Pasagjerët shihen teksa...

Lexo më shumë

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
9 Korrik, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me...

Lexo më shumë

Elbasan/Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi…shpallet në kërkim 55-vjeçari

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
9 Korrik, 2025

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com