Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarja me pasaportë suedeze: Z.Rama, shiheni këtë spital “lufte” në Gramsh

2016/10/18 at 9:03 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqiptarja me pasaportë suedeze: Z.Rama, shiheni këtë spital “lufte” në Gramsh

I nderuar Zoti Kryeministër!


Kjo foto nuk është bërë pas një bombardimi diku në spitalet e Sirisë apo Afganistanit, por është fiksuar pak ditë më parë në një nga mjediset e spitalit të qytetit të Gramshit. Kisha kaluar shumë herë përpara ndërtesës së zymtë të spitalit të qytetit tim të lindjes, duke shmangur vështrimin prej andej për të mos ndjerë trishtim për ata të mjerë që janë të detyruar të marrin ndihmë në këtë spital. Por nuk e kisha menduar kurrë që do të detyrohesha vetë të kaloja aty 3 ditë me nënën time, e cila u shtrua pas shqetësimeve serioze të tensionit të lartë. Ajo qe përjetova nuk ishte vetëm “shock”, por një lëndim, zhgënjim e mbi të gjitha zemërim. Zemërim ndaj të gjithë drejtuesve të bashkisë së Gramshit ndër vite; zemërim ndaj politikës e cila e ka braktisur qytetarin.

Si mundet që këta njerëz që kanë dorëzuar projekte në qeveri dhe kanë marrë fonde nga shteti në vite për të bërë parqe nëpër lagje, për të rregulluar fasadat e ndërtesave, sheshin në qendër të qytetit (që kushtoi miliona e nuk i hyn askujt në punë), etj, nuk u kujtuan të rikonstruktonin të paktën vetëm një kat të këtij institucioni jetik që ka të bëjë direkt me jetën dhe shëndetin e njerëzve?! Apo kryetarët e bashkive janë të interesuar që spitali i qytetit të jetë si një spital lufte dhe për rrjedhojë qytetatët detyrohen të kërkojnë shërbim tek privati apo spitalet e qyteteve të tjera?! (Nëse ndonjëherë janë dhënë fonde për spitalin e Gramshit, ku kanë shkuar ato?!. Në këtë rast, abuzuesit duhet të përgjigjen përpara drejtësisë).

Si mundet ai shtet, si munden qeveritë njëra pas tjetrës, të lënë pas dore, apo më mirë të themi të demonstrojnë një neglizhencë totale ndaj një institucioni kaq jetësor?! A mos kjo ka të bëjë me atë se Gramshi është një qytet ”xhep” që deri tani nuk i ka interesuar askujt për tu futur në projektet prioritare qeveritare për investime kaq të rëndësishme sa shëndeti i njeriut?! A nuk është e vlefshme jeta e një qytetari nga Gramshi njësoj me atë të një qytetari tjetër nga Gjirokastra, Vlora, Tirana, Shkodra, apo kudo tjetër?! Si shpjegohet zoti Kryeministër, që kryetarë partish por edhe kryeministra, vijnë në Gramsh vetëm për të marrë vota vetëm në fushata elektorale dhe nuk kujtohen kurrë më pas për problemet e përditshme të këtij qyteti?!

Unë nuk e di se ku vizitoheni Ju apo familjarët Tuaj zoti Kryeministër, por sinqerisht do të doja t’ju pyesja publikisht: ”A do të mundni Ju ta linit nënën Tuaj, në një dhomë të tillë spitali, qoftë edhe për disa orë. Sigurisht që përgjigja është Jo. Por, kjo nuk do të thotë se për këtë spital dhe njerëzit në këtë zonë dhe zona të tjera periferikë zoti Kryeministër, duhet bërë “një vesh i shurdhër e një sy qorr”.

Zoti Kryeministër! Unë jam shtetase e Suedisë dhe prej 12 vitesh nëpërmjet agjensisë time turistike, sjell vazhdimisht grupe turistësh që vizitojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Të gjitha grupet kanë patur deri tani fatin e mirë që kanë parë vetëm perlat e Shqipërise, të cilat nuk mungojnë, fatmirësisht. Mijëra suedezë janë shoqëruar prej meje ndër vite, duke shijuar gjithashtu bar-kafe dhe restorante, jo vetëm të bukura, por edhe tepër luksoze. Shumica e tyre, pasi kanë parë edhe makinat e tipit të fundit në qytetet e mëdha, arrijnë në konkluzionin që Shqipëria nuk është aspak e varfër. Dhe mua më vjen natyrisht mirë, sepse jam lodhur, duke dëgjuar me vite që vendi ynë klasifikohet si më i varfri i Europës! Të gjithe ne operatorët në fushën e turizmit mundohemi ta ngrejmë prestigjin dhe imazhin pozitiv të vendit tonë më lart se sa është në të vërtetë. Por, gjithë kohës që jam me turistët zoti Kryeministër jam në tension, e druaj nëse ndonjëri prej atyre që unë sjell atje, do të sëmuret një ditë e mua do të më duhet të shkoj me të në spitalin më të afert. A mendoni zoti Kryeministër, se cfarë tmerri do të pësojë turisti suedez, italian, gjerman apo kushdo qoftë, nëse do të kalojë qoftë edhe disa orë në një dhomë të tillë si kjo në foto, ku u shtrua pak ditë me parë edhe nëna ime?! A e merrni dot me mend zoti Kryeministër sesa e zhgënjyer, e turpëruar dhe e pafuqishme do të ndjehem unë?! Si do të mundesha unë që ta “justiofikoja” një pamje të tillë?! Ju jeni një përdorues I rregullt I rrjeteve sociale dhe besoj se e kuptoni mjaft mire se cfarë efekti negativ do të kishte për vendin tonë, nëse turistët do ti shpërndanin foto të tilla në Facebook apo diku tjetër… Askush nga ne nuk do të donte që pamje të tilla skandaloze si kjo e spitalit të Gramshit të na zbluonin në sytë e të gjithë botës ”Shqipërinë tjetër” zoti Kryeministër, atë që të gjithë e dimë se ekziston jashtë Tirane apo qendrave të mëdha të banuara në të gjithë vendin.

Zoti kryeministër! Ju me siguri në tavolinën tuaj të punës keni qindra projekte, shkresa e kërkesa të ndryshme anë e mbanë vendit. Por unë zoti kryeministër, si një banore e këtij qyteti që ka kaluar aty fëmijërinë dhe rininë, do të doja që përparësi për Ju të jetë edhe kjo foto; ky spital dhe 30 mijë banorët e këtij rrethi, të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër ku të përplasen për të kërkuar shërbim e kujdes shëndetësor. Më mire vonë se sa kurrë! Jo thjeshtë për nënën time zoti Kryeministër, por cdo nënë, baba, fëmijë, bijë e bija të kësaj zone. Näna ime është tani me mua në Suedi dhe unë e motra ime këtu do të përpiqemi t’i gjendemi pranë sa më shumë të jetë e mundur. Por dëshira e saj është që të jetojë në qytetin e lindjes, ku ajo ndihet më mirë se kudo. Madje, edhe në duart e mjekëve atje ajo ndjehet e sigurtë. Por jo në këto dhoma ku në një vend normal nuk futen as bagëtitë zoti Kryeministër. Ndaj në emrin tim, në emrin e saj dhe në emër të gjithë banorëve të Gramshit që nuk kanë mundësi që të kurohen në spitale private, ju kërkoj zoti Kryeministër që të ushtroni autoritetin Tuaj dhe konform githa procedurave, të bëhet i mundur sa më parë rikonstruksioni i këtij spitali që aktualisht gjendet në kushte cnjerëzore. Jepini një motiv më shumë njerëzve në Shqipëri për të jetuar atje dhe për të mos e braktisur atë vend zoti Kryeministër.

Me shprese se stafi juaj do t’ua prezantojë këtë letër.

Sinqerisht

Ana Tabaku, Stockholm 15 Tetor 2016



Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2016

Aksident në Shkodër, treni shtyp kalimtarin

Aksident në Shkodër, treni shtyp kalimtarin

Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi 18 tetor 2016
















TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com