Vdekje tragjike e quajnë mediat italiane atë të një punëtori shqiptar në Itali, që humbi jetën teksa një mbështjellje letre, me peshë gati 1.5 tonë i ra sipër.
“Ki kujdes, lëviz!”.
Kështu i kanë ulëritur kolekët, por shqiptari nuk ka mundur të reagojë në kohë dhe është gjendur i zënë poshtë nga mbështjelljet e letrës në fabrikën ku punonte.
Mediat italiane raportojnë se ai është identifiakur si Bekim Cuberi, 64-vjeç dhe ishte shofer fabrikën në Santa Giustina.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, në pjesën para fabrikës, teksa ai ishte duke ngarkuar.