Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 52-vjeçar pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse.
39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.
Në kuadër të hetimeve policore ditën e djeshme u bë arrestimi i 52-vjeçarit, pasi dyshohet se është autor i vrasjes.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit janë duke vazhduar.