Një 31-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane e Oviljos pasi ka rrahur bashkëshorten e tij në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se gruaja ka dëmtime në fytyrë, brinjë dhe këmbë.
Sipas mediave italiane, 31-vjeçari është zënë me bashkëshorten e tij 38-vjeçare një ditë më parë, dhe ajo në nerva e sipër mori mjetin dhe u larua nga shtëpia.
Mirëpo, kur u kthye, e përplasi makinën aksidentalisht pranë banesës. Kjo e ka irrituar së tepërmi shqiptarin i cili e ka nxjerrë nga makina dhe e ka rrahur gruan në mes të rrugës.
Më pas, gruaja ka lajmëruar Policinë, e cila ka ndaluar shqiptarin menjëherë. Madje, për gruan është lëshuar urdhër-mbrojtje/Panorama