Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane

2016/01/02 at 11:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqiptari që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane

Botohet libri për jetën e John Alites, që u rrit dhe u fuqizua në Familjen Gambino dhe në fund u pendua dhe dëshmoi kundër organizatës në sallën e gjyqit. John Alite është shqiptari që ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York­ut, për të cilën kishte punuar për vite.


Pas daljes nga burgu, ai ka bashkëpunuar me një gazetar për një libër që tregon historinë e jetës së tij dhe që është pritur me shumë interes, nga media në New York, për detajet e sekretet për Familjen Gambino, një realitet të cilin shumica e amerikanëve e njeh vetëm nga filma si “Godfather”.

Alite ishte djali i një taksisti, emigrant shqiptar në Queens, New York. Kur ishte fare i ri në moshë, një xhaxha i tij e mori një ditë në një nga klubet private të bixhozit në Bronx, ku u njoh me mafiozë italo­amerikanë dhe u bë mik i ngushtë me John Angelo Gotti­n. Ky i fundit, ishte djali i një prej kryemafiozëve më famëkeq në New York, John J Gotti, kryetari i familjes Gambino.

Të dy të rinjtë i hynë bashkë rrugës së kriminalitetit dhe në vitet 1980 bënë se bashku një numër aksionesh që u sollën qindramijëra dollarë. Alite u bë si djalë shtëpie në familjen Gotti dhe u bë një njeri me shumë rëndësi që në moshë të njomë në organizatën mafioze të Gambinos. Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies. Kur në vitin 1992, John J Gotti u burgos, ai vendosi që djali i tij të merrte në duar pushtetin e Familjes Gambino. Kjo e fuqizoi shumë shqiptarin që ishte mik me Gottin Junior.

Junior kishte qenë dëshmitari në dasmën e Alites, po edhe ky i fundit e kishte zgjedhur ditën e dasmës në Ditën e Shën Valentinit sepse ishte ditëlindja e Juniorit. Mirëpo, shqiptari nga Queens kishte një pikë të dobët. Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh. Të dy kishin një lidhje të fshehtë dashurie por që nuk guxonin ta bënin të njohur sepse ajo ishte martuar me një tjetër mafioz, Carmine Agnello dhe nuk e dinin se si mund të reagonte familja. Mes mafiozëve nderi i familjes ishte shumë i rëndësishëm. Mirëpo dikur në mesin e viteve 1990, Alite sulmoi bashkëshortin e Victorias, duke e akuzuar se kishte rrahur të shoqen. U krijua një situatë e rëndë dhe paqja u arrit duke e “syrgjynosur” Aliten larg nga New York­u, në Florida. Dashuria për vajzën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo­amerikane. Jeta e John Alites është si një film.

Ai u arrestua më vonë në Florida, u arratis në Brazil, u ekstradua mbrapsht në SHBA, pranoi të bashkëpunonte kundër mikut të tij të rinisë, John Angello Gotti­t dhe sapo ka dalë nga burgu pas 10 vitesh. Ai jeton tani në New Jersey dhe ka botuar biografinë ku lan hesapet me miqtë/armiqtë e kohës së rinisë. Në qendër të talljes dhe kritikës është ish­shoku i tij i ngushtë, Gotti Junior. Alite flet me një lloj respekti për Gottin e vjetër si një mafioz të zotin që arriti gjithçka me forcat e veta. U bë milioner i fuqishëm ndonëse ishte lindur në një familje të varfër. Ndryshe nga ai, i biri, nuk kishte as zgjuarsinë e as trimërinë e babait. Alite tregon sesi shoku i tij kishte zakonin e çmendur që shuante cigare në trupin e vet. Ishte njeri me probleme të tmerrshme vetëbesimi. “Ai është si Kim Jong­un, një fëmijë i përkëdhelur që përfitonte në kurriz të shokëve të tij nga që ishte djali i një babai të fuqishëm”, shkruan Alite në librin e tij.

Ai tregon një rast kur pas një sherri në një klub në Queens, Junior Gotti nxori armën dhe qëlloi duke plagosur një nga djemtë me të cilët po ziheshin. Alite thotë se ishte komplet e panevojshme dhe se puna nuk kishte shkuar te armët. Mirëpo doli që djali që u plagos ishte nipi i kapos së Familjes Xhenoveze, një prej katër familjeve të tjera mafioze në New York. Kapoja i tyre, Ciro Perrone kërkoi nga Gotti Senior emrin e atij që kishte shtënë që të mos hapej konflikt mes dy familjeve.

Juniori nuk kishte zemër t’i tregonte babait se kishte qenë ai vetë që kishte qëlluar me armë pa qenë nevoja. Shqiptari Alite duke mos dashur të fillonte lufta dhe për hir të shoqërisë, e mori përsipër sikur e kishte bërë ai. Për këtë u shpërblye me një të rrahur epike, por paqja u vendos. “Babai ishte një tiran, kurse i biri një dhjaks”, e përmbledh ai përshkrimin e familjes Gotti, në libër. Gotti Junior ishte një hajvan që mori në qafë të gjitha familjet mafioze, kur FBI i gjeti në vitin 1997, një liste me të gjithë emrat e atyre që kishin shkuar në dasëm nga të Pesë Familjet bashkë me postet në organizatat respektive dhe shifrën e parave të sjella dhuratë. Rregulli në familje e donte që asnjëherë të mos shkruheshin këto gjëra në letër. Alite i ka dhënë fund në libër edhe një prej legjendave të kohës.

Sipas tij, Gotti Senior, që njihej si “Dapper Don” për veshjet e tij shumë të shtrenjta dhe me shumë shije, në fakt, nuk e kishte fare stil dhe klas. Ai kishte para për të blerë një kostum 2,000 dollarë, po jo aftësinë dhe syrin për të gjetur se cili i shkonte e si duhej kombinuar. Ajo që nuk dihej ishte një ndihmës me emrin “Fat Bob” (Bobi i Shëndoshë) që ishte mjeshtër i veshjeve dhe që zgjidhte komplet gardërobën e supermafiozit. Libri “Gotti’s Rules: The Story of John Alite, Junior Gotti, and the Demise of the American Mafia” (Rregullat e Gottit: Historia e John Alites, Junior Gottit dhe rënia e Mafies Amerikane”) mund të blihet në treg duke filluar nga 27 janari. (Illyria) ­Alite është ndoshta një amerikano­italianizim i mbiemrit Haliti – një sugjerim nga një lexuese thotë se ka familje Alite nga Gjirokastra, që dikur jetonin të internuar në Shijak. /Balkanweb



Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Ja pse nuk mund të jeni i suksesshëm nëse nuk jeni njeri i mirë

Ja pse nuk mund të jeni i suksesshëm nëse nuk jeni njeri i mirë

Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën

Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën

Ja si u ndertua kulla me e famshme ne bote…

Ja si u ndertua kulla me e famshme ne bote...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com