Një shqiptar është mashtruar nga një francez në Itali, dhe ka paguar 200 euro për një 1 kg kripë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Gramsci”, Pistoia (Itali), kur 40-vjeçari shqiptari u afrua pranë nja makine tip “Golf” me targa franceze.
Shqiptari ishte në makinë me birin 8-vjeçar. Nga automjeti tjetër, një person rreth të 50-tave e pyeti nëse e dinte se ku mund të gjente një dyqan celularësh: “Kam dy celularë të rinj dhe kam nevojë për para menjëherë”.
I intriguar, shqiptari ka parë dy celularët që i tregoi 50-vjeçari: një “Samsung Galaxy S6” dhe një “Iphone 6” dhe aty nisën negociatat, shkruajnë mediat italiane: “Më jep 250 euro për të dy”. “Jo, të jap 200”. Dhe marrëveshja u mbyll, raporton syri.net.
Por, personi në automjetin me targa franceze ndryshoi kutinë ku mbante celularët me një tjerët, të cilën ia dorëzoi shqiptarit.
40-vjeçari u nis nga rruga “Gramshi” me një kuti me logon e “Iphone”, por kur e hapi në sheshin “Matteotti”, pa se brenda saj kishte një pako me 1 kg kripë.
Pas kësaj, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bëri denoncimin në polici.