Një shqiptar është arrestuar në Rodos të Greqisë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një transseksual në banesën e këtij të fundit.
Shqiptari është i moshës 34 vjeç, ndërsa transseksuali i moshës 43 vjeç. Sipas dëshmisë në Polici, shqiptari ka thënë se ai ka patur një lidhje dashurie me transeksualin., raporton panorama
Ai mohon akuzat e përdhunimit, duke thënë se ishte vetë transseksuali që e ftoi në shtëpi, madje i dha edhe prezervativ.