Policia greke ende nuk ka një të dyshuar konkret për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Bledar Tërpollari.
Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ku u riu shqiptar u gjet me kokë të prerë në një fshat në zonë e Thesprotia-s tashmë janë fokusuar tek telefoni i viktimës.
Policia ka zbuluar disa të dhëna që i japin shpresë se do ta çojnë në zbulimin e autorëve të krimit pasi nga kontaktet telefonike, rezulton se Tërpollari ka pasur të bëjë me persona me të kaluar kriminale.
Nga bisedat telefonike të Tërpollarit, policisë i kanë tërhequr vëmendjen disa persona të dëshmuar që janë grekë dhe shqiptarë.
Përveç kësaj, policia po pret analizat e materialeve gjenetike që ka gjetur në vendngjarje të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë së Krimeve, raporton panorama.
Gjithashtu, polici ka thirrur dhe banorë të zonës për të dhënë dëshmi në mënyrë sekrete.
Policia ka dyshime të forta se vrasja ka lidhje me trafikun e armëve dhe lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi dhe se prerja e kokës është një mesazh për personat e përfshirë në këtë rrjet.