Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari më i urryer në Amerikë. Martin Shkreli si “Sudja” dhe “Kamberi” në vitin 1997?

2015/12/18 at 9:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqiptari më i urryer në Amerikë. Martin Shkreli si “Sudja” dhe “Kamberi” në vitin 1997?

Shqiptarët e dinë mirë se sa shkatërruese mund të jenë skemat piramidale.


Fonde që mbledhin para por që kanë investime fantazëm, ata që investojnë para të parët marrin përqindje “fitimi” që në fakt vijnë nga paratë që fusin investitorët e mëvonshëm.

Kur nuk afrohet më njeri, skema rrëzohet. Sa më shpejt të jesh futur në skemë aq më shumë ke shans të kesh marrë para mbrapsh. Ata që futen të fundit janë më të humburit.

Një emër tjetër për to, është “skemat Ponci”, nga famëkeqi Charles Ponzi që e përdorte këtë formë mashtrimi në vitet 1920 në SHBA.

Tani sipas akuzave të porkurorit amerikan Robert Capers, këtë metodë ka përdorur edhe bosi i shumëpërfolur i farmaceutikës Martin Shkreli.

I njohur edhe si “shqiptari më i urryer në internet”, Shkreli është kthyer në një simbol të grykësisë së firmave të barnave në SHBA.

32­vjeçari e mori Daraprimin, një barnë që është jetike për shumë pacientë të një seri sëmundjesh dhe ia çoi çmimin “brenda natës” nga 13.50 dollarë në 750 dollarë për një kokër të vetme.

Pas stuhisë në media, doli dhe tha se do t’ia ulë çmimin. Pastaj doli dhe tha se duhej t’ia kishte ngritur edhe më shumë.

Arrestimi nuk ka të bëjë me rritjen e paturpshme të një çmimi që godet njerëz në prag të vdekjes por nuk ka dyshim se sjellja mospërfillëse ndaj ndjenjave të njerëzve ka nxitur më shumë hetuesit dhe sigurisht arrestimi ka fituar duartrokitje të mëdha.

Një humor i ditës në revistën “Neë Yorker” thotë se sapo mori vesh për arrestimin, avokati i Shkrelit ia ngriti çmimin “brenda ditës” nga 13,50 dollarë në 750 dollarë në minutë.

Sipas akuzës, ai ka marrë në mënyrë të paligjshme stoqe të firmës Retrophin për të paguar borxhe nga biznese që nuk kanë lidhje me këtë firmë.

“Si akuzohet në padinë e ngritur, Shkreli praktikisht i drejtonte komanitë e tij si të ishin skema Ponci, ku kompania e radhës përdorej për të paguar borxhet e investitorëve të mashtruar të kompanive të mëparshme”, tha për median prokurori Robert Capers.

Si funksiononte skema piramidale e Martin Shkrelit

Martin Shkreli mburrej si gjeni por ua humbi njerëzve paratë në një kohë kur bursa shënonte vetëm rritje.

Siç del nga dokumentet e padisë, Shkreli krijoi një hexh fond me emrin “MSMB Capital Management”, në vitin 2009.

Ai filloi administrimin e 660,000 dollarëve nga investitorë të ndryshëm në nëntor 2009 dhe plot një vit më vonë në nëntor 2010, i kishin mbetur vetëm 331 dollarë.

I ka shpërdoruar apo i ka investuar keq? Kjo nuk dihet sipas analizave që u bëhen dokumentave të SEC­it, mirëpo fakti është që gjatë asaj periudhe bursa sipas indeksit të “Standard & Poor’s 500” është ngritur me 13%. Domethënë ai ka humbur para në një kohë kur shumica kanë fituar.

Në dhjetor 2010 mori 2,35 milionë dollarë nga investitorë të tjerë ndërsa në janr 2011, një investor i vetëm i dha 1,25 milionë dollarë që t’ia investonte.

Këto nuk janë shuma të vogla. Në muajin shkurt, SEC thotë se këto para ishin zhdukur, ndërsa përsëri indeksi S&P 500 ishte rritur me rreth 9%.

Mendohet qe Shkreli përvetësonte fonde nga kompanitë që drejtonte apo krijonte për të paguar borxhet që u kishte investitorëve të firmave të vjetra.

Në 1 shkurt 2011, ai shiti 32 milionë aksione të firmës Orexigen. Sipas tij kjo lëvizje do të shpëtonte miliona para të firmës sepse çmimi i aksioneve po binte.

Mirëpo çmimi i aksioneve të saj kishte rënë një ditë më parë nga 9 dollarë copa në 2,50 dollarë. Edhe sa më tepër mendonte Shkreli se do të binin ato?

Në fakt, ndodhi e kundërta. Vlera e tyre u rrit me 30%. Në vend, që t’u shpëtonte para, ai ua humbi më shumë se 20 milionë dollarë investitorëve të Orexigen, duke ua

shitur njëkohësisht shumë vonë dhe shumë herët.

A është përpjekur ai që ço humbje ta mbulonte duke hapur një firmë të re me bujë për të mbledhur para nga investitorë të rinj, të cilat pastaj në vend që t’i

investonte të gjitha, ua jepte një pjesë kreditorëve të vjetër?

Nuk kanë shumë dallim këto nga skemat piramidale.

Të shohim se si do të mbrohet në gjyq.

Jam shqiptari më i suksesshëm që ka ecur mbi tokë.

Rrallë ndonjë njeri është urryer kaq shumë në internet. Kjo nuk vjen vetëm nga kërcimi skandaloz i çmimit të barnave sesa nga sjellja e tij arrogante dhe dhe e pacipë në publik.

Një e keqe që ka ardhur bashkë me të është edhe shpërdorimi i origjinës shqiptare. Ndonëse multimilioner ai nuk njihet për donacione e ndihma në komunitetin shqiptar.

Nga ana tjetër, duke u vetëshpallur “shqiptari më i suksesshëm në botë”, ai ka përbaltur emrin e shqiptarëve.

Duke dashur të fitojë simpatinë e këngëtarëve të muzikës rep, ka paraqitur shqiptarët si një tribu që vrasin këdo për të mbrojtur njëri­tjetrin.

Nuk është asgjë më shumë sesa një lloj keqinterpretimi i traditave shqiptare, të cilat mund të tingëllojnë zbavitëse në rrethana të caktuara shoqërore, por që janë të papranueshme dhe disi psikopatike në kuadrin e intervistave me median.

“Jam shqiptari më i suksesshëm në historinë e botës”, i është mburrur Shkreli intervistuesit. Një gazetar tjetër e ka ngacmuar më vonë në rrjetin Tëitter duke e pyetur, nëse mendonte se ishte më i suksesshëm se Nënë Tereza.

“Jam sigurisht më i pasur se Nënë Tereza, që mesa di unë refuzonte të mirat e kësaj bote”, iu përgjigj Shkreli.

Një herë, komentoi me gëzim kur Bernie Sanders përmendi Kosovën në debatin presidencial.

(Shkreli ishte ashpërsisht kundër Hillary Clinton, pasi ajo e ka akuzuar hapur për rritjen e çmimit të Daparimit.)

Mirëpo, “dashuria” e tij për Sandersin mori fund shpejt, kur Sanders  mori vesh se ai i kishte dërguar një çek me 2,500 dollarë refuzoi që t’i përdorte për fushatën tij për shkak të rritjes së çmimit të Daraprimit.

Sanders ia dhuroi një shoqate humanitare ato para, ndërsa Shkreli shkroi në Tëitter: “Më vjen ta godas murin me grusht!.

Nëse do që ta marrësh kauzën tënde në qafë, vendos një si Martin Shkreli që ta mbrojë e përfaqësojë.

Sa herë ka përmendur Kosovën apo shqiptarët, ka ardhur si përzjerje në stomak.

Shkreli mbase kujton se shqiptarët do të rrëmbejnë armët për të mbrojtur mashtrimet e tij në biznes. Në fakt, po të dinte mjaftueshëm shqip për të ndjekur rrjetet sociale do të kuptonte se shqiptarët e kanë zakon të lavdërohen me figura si Ferid Muradi dhe Nënë Tereza dhe se kanë dënuar masivisht grykësinë e tij për t’u pasuruar në kurriz të sistemit amerikan.

Në fund, vetëm gjykata mund të vendosë nëse Shkreli ka kryer ose jo ndonjë krim me veprimtarinë e tij financiare.

Po ndërkohë gjykata e opinionit publik nuk ka ndonjë dyshim për të. Piramida apo jo, bizneset dhe sjellja e tij në publik e kanë dënimin me kohë.

Ruben Avxhiu Balkanëeb.com



Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..
Aktualitet

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..

5 Korrik, 2025 9:16 am
Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Para
ISIS ndryshon emrin. Tani quhet…

ISIS ndryshon emrin. Tani quhet...

Obama: ISIS po humbet terren

Obama: ISIS po humbet terren

Humbi prindërit/ Hajdari i vogël takon Kristiano Ronaldon

Humbi prindërit/ Hajdari i vogël takon Kristiano Ronaldon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
5 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Këto vatra janë...

Lexo më shumë

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
5 Korrik, 2025

Pas arrestimit të dy shtetasve për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri ku u sekuestruan 8 armë zjarri ka...

Lexo më shumë

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
5 Korrik, 2025

Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një...

Lexo më shumë

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
5 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com