Edhe pse ndodhej në arrest shtëpie, ai kishte lënë shtëpinë dhe kur u kthye në banesë nisi të ofendonte oficerët e policisë. Kjo bëri që Arben Cerka të kthehet sërish në qeli.
Por, kur oficerët e Policisë po kalonin në shtëpinë ku shqiptari jeton, në banesë ndodhej bashkëshortja e tij.
“Burri im është një person i lirë, ai nuk e njeh vendimin e gjykatës. Mos hajdeni më ta kërkoni”, u ka thënë ajo oficerëve të Policisë.
Pasi Cerka u kthye në shtëpi edhe ai nisi të fyej punonjësit e Policisë: “Këtu bëj çfarë të dua, nëse dua të dal e bëj sepse jam një person i lirë”.
45-vjeçari pasi është qetësuar, është dërguar në polici, ku kaloi natën në qeli për thyerjen e masës arrest shtëpie. Pas 24 orësh, ai është rikthyer sërish në shtëpi për të vazhduar dënimin.
Tashmë do të pritet vendimi i gjykatës, e cila do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të vuajë dënimin me arrest shtëpie apo do të rikthehet në qeli./Panorama