Në ditët e sotme, rrjetet sociale janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës tonë, aq sa e kemi të pamundur të jetojmë pa to. Megjithatë, historia e 22 vjeçarit Fatmir Sufa është paksa ndryshe, pasi ai është i vetmi shqiptar që ka të drejtën e menaxhimit të reklamave dhe të sponsorizimeve në Insagram për territorin e Balkanit.
“Unë jam aksioner në Instagram për menaxhimin e reklamave dhe të sponsorizimeve, duke qenë i pari shqiptar që ka akses të drejtpërdrejt në këtë rrjet social. Në i ndajmë fitimet 50% me 50%”, sqaroi Sufa në një intervistë për emisionin Oktapod në Vizion Plus.
Ndërkohë, Sufa, i cili numëron mbi 1.1 milion ndjekës në këtë rrjet social pohoi se ne fillim të muajit Maj do të lançoj një tjetër videoklip në bashkëpunim me një kompozitor të njohur bullgarë, ndërsa ka në plan edhe publikimin e një albumi. / Liri Cecja