Akte të turpshme në tren, nga një 39 vjeçar shqiptar i cili ulte pantallonat dhe masturbohej para minoreneve. Këtë gjë ai e bëntë sa e sa herë që hipte në tren.
Ndërsa akti më i fundit i përshtirë ishte në udhëtimin nga Brescia në Parma, ku shqiptari sipas mediave italiane, uli pantallonat dhe nisi të masturbohej para dy vajzave të mitura.
Shqiptari, emri i të cilit nuk dihet, është dënuar nga Gjykata e Parmës me 2 vjet burg dhe pritet të dëbohet nga Italia, shkruan panorama.
Ato që e kanë denoncuar kanë qenë dy studentet minorene, ende të mitura, me banim në Brescia.
Aktet e pahijshme thuhet se përsëriteshin muaj pas muaji, me frekuencë shqetësuese, dhe që nga fillimi i vitit shkollor, ai i ishte qepur dy vajzave duke bërë veprime të pahijshme para tyre.