Karabinierët e stacionit Calderara di Reno arrestuan një 50-vjeçar shqiptar, të cilit iu përcaktua masa e sigurisë arrest shtëpie pasi akuzohet për keqtrajtim ndaj anëtarëve të familjes ose bashkëjetuesve, lëndim personal dhe dhunë seksuale.
Disa javë pas caktimit të masës së sigurisë, shqiptari i ka bërë kërkesën e pazakontë policisë italiane, duke i kërkuar që ta qëllonin në kokë sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.
Mediat italiane shkruajnë se ai u bëri kërkesën karabinierëve me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe se do të vazhdonte të dhunonte gruan dhe djalin.
Mësohet se 50-vjeçari ka vazhduar me sjelljet e papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë së përcaktuar 4 muaj më parë.
Sjellja e tij ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës, duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg 50-vjeçarit.
Karabinerët shkuan në shtëpinë e tij dhe e transportuan në burg 50-vjeçarin shqiptar./Opinion.al