Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari i Asamblesë në Nju Jork: Pse shqiptarët s’duhet ta kenë frikë Trump

2016/11/19 at 8:06 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptari i Asamblesë në Nju Jork: Pse shqiptarët s’duhet ta kenë frikë Trump

Samiti i Diasporës ka mbledhur në Tiranë, rreth 1000 anëtarë të diasporës shqiptare nga 40 vende të botës. Nën sloganin “Të pandarë për Shqipërinë”, ditën e sotme janë zhvilluar disa takime. Një prej tyre ishte dhe takimi i zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Jashtme me temën: “Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota.”


Në panelin e të ftuarve ishte edhe, anëtari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Gjonaj është shprehur për dritare.net se është e rëndësishme të krijohet një Këshill i Diasporës, dhe të investohet në të gjitha komunitet e shqiptarëve në botë.

123-6

“Duhet të krijohet një Këshill i Diasporës, janë rreth 40 shtete në të cilat Shqipëria ka Ambasada. Për këtë arsye duhet të bëhet një institucionalizim më i fortë mes shtetit dhe shqiptarëve në Diasporë. Të kemi një Këshill të Diasporës, të pandikuar nga partitë poltike, pavarësisht kush është në qeverisje. Duhet që qeveria shqiptare të investojë në edukimin tonë dhe në qendrat komunitare.”

Për të Samiti i Diasporës është një fillim i mirë për të lidhur shqiptarët që jetojnë larg vendit amë.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Sapo vij në Tiranë, marr një energji shume pozitive. Ky samit është një fillim i mirë dhe është shumë i rëndësishëm, pasi nëpërmjet tij ne ndërtojmë ura lidhëse për vendin ku shumë shqiptarë jetojnë me Atdheun e tyre që është Shqipëria. Dhe kjo është një avantazh shumë i madh, për të gjithë shqiptarët”

Gjonaj thotë për dritare.net se komuniteti i shqiptarëve në SHBA është me shumë potenciale dhe janë shqiptarët që po e zhvillojnë Amerikën, nëpërmjet kontributeve në profesionet përkatëse.

“Shqiptarët në Amerikë janë të vendosur, të arsimuar dhe të fokusuar për të bërë çdo ditë më të mirën në profesionet e tyre. Janë ata që po e bëjnë Amerikën një vend më të mirë.

unnamed-4

Komuniteti shqiptar njihet jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut, por edhe në shtetin e Nju Jorkut, për kontributin e madh që ka dhënë dhe jep çdo ditë. Flasim për më shumë se gjysëm milionë shqiptarë që po japin ndihmesën e tyre në zhvillimin e vëndit.”

Me optimizëm, Gjonaj thotë për dritare.net, se shqiptarët e Diasporës do të kthehen një ditë dhe do ta bëjnë Atdheun e tyre, një vend më të mirë.

“Unë jam natyrë optimiste dhe unë nuk shoh probleme, unë shoh potenciale. Por kur kemi probleme, ne i identifikojmë ato, për të arritur në gjetjen e zgjidhjeve. Ajo që unë kam pare, është se çdo ditë, takoj gra edhe burra që kanë arritur suksese në fusha përkatëse, si doktorë, mësues, ushtarë, e shumë të tjera.

Të gjithë shqiptarët janë larguar nga vendlindjet e tyre për një arsye, të kenë një cilësi jetese më të lartë, një të ardhme më të mirë. Por komuniteti i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, është me shumë potencial dhe tashmë shohin për të ndihmuar Atdheun e tyre. Ata do të rikthehen për të krijuar një të ardhme më të ndritëshme për vendlindjet tona. Çdo ditë takoj burra dhe gra, që janë të plotësuar dhe të arrirë në profesionet e tyre. Njerëzit kanë një dëshirë të madhe për të ecur para dhe gjithmonë mendojnë ‘çfarë mund të bëj unë për komunitetin tim, për brezat e ardhshme.’”

I zgjedhur anëtar i Asambles të Nju Jorkut, për partinë Demokratike, Gjonaj shprehet se shqiptarët nuk kanë pse të shqetësohen për zgjedhjen e Tramp si President.

“Unë e respektoj vullnetin e popullit dhe Tramp është presidenti i Amerikës. Pres me padurim të filloj të punoj me të, e të sigurohem që shteti të ketë drejtimin e duhur. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, sukseset e shqiptarëve atje janë të shumta dhe ne jemi një pjesë që e bën Amerikën një vend të mrekullueshëm. Shqiptarët nuk kanë pse të shqetësohen pasi janë të sigurte”- e mbylli Gjonaj./ dritare.net

 



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Para
Portret/ Gruaja që ka çelsat e sekreteve të komunizmit

Portret/ Gruaja që ka çelsat e sekreteve të komunizmit

Britani, 60 deputetë konservatorë thirrje për largim nga tregu i BE-së

Britani, 60 deputetë konservatorë thirrje për largim nga tregu i BE-së

Grupi mafioz në Itali që grabit kamionët si në skenat e ‘Fast and Furious’

Grupi mafioz në Itali që grabit kamionët si në skenat e ‘Fast and Furious’
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
14 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Saver. Në ngjarje...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
14 Qershor, 2025

Dashi Energjia jote është e lehtë dhe disponimi pozitiv. Të ardhurat ekstra të ndihmojnë, ndërsa angazhimi ndihmon në ndërtimin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
14 Qershor, 2025

Edhe këtë të shtunë do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë; mot...

Lexo më shumë

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com