Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një kishe në Montpellier të Francës, ku një shtetas shqiptar ka hyrë në një Kishë dhe ka bërtitur: “Allahu Akbar”.
Mediat franceze shkruajnë se të enjten, më 28 mars, 33-vjeçari shqiptar hyri brenda kishës Sainte Eulaile, teksa po kremtohej një meshë dhe filloi të bërtiste me të madhe fjalët në arabisht duke krijuar njëfarë trazire mes të pranishmëve.
Menjëherë u bë i mundur arrestimi i tij në zonën e qytetit. Gjatë deklaratës së dhënë në rajon, i riu shqiptar (emigrant i paligjshëm në Francë) është shprehur se veprimin e kishte bërë për shaka teksa kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.