Një shqiptar 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi ka mundur të arratisej nga Spitali Psikiatrik i Frozinones.
Shqiptari, sipas mediave italiane, ishte mbyllur në spitalin psikiatrik, pasi sipas tyre kishte probleme me shëndetin mendor, raporton panorama.
Ai para pak kohësh kishte rrahur nënën e tij dhe më pas kishte tentuar që ta digjte me benzinë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arratisur ditën e djeshme, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.