Dy shqiptarë janë arrestuar në Pistoia të Italisë për vjedhje dhe plagosje të katër policeve. Ngjarja ka ndodhur pasi dy shqiptarët nuk kanë pranuar të ndalonin gjatë një kontrolli dhe kanë ikur me shpejtësi me makinën e vjedhur tip “Ford”, 17 majin e kaluar.
Gjatë largimit në drejtim të Agliana, ata janë përplasur me dy automjete të policisë rrugore, duke sjellë plagosjen e 4 efektivëve.
Manovra më makinë ka bërë që ata të përfundojnë në një kanal. Ata u përpoqën të iknin në këmbë por ata u ndoqën dhe u bllokuan nga policia. Dy të arrestuarit janë: 36-vjeçari A.P, i njohur për policinë italiane si dhe 24-vjeçari J.J. Ndërkohë 2 nga 4 policët e plagosur, janë në gjendje të rëndë për jetën./tvklan.al