Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski komentoi zërat se shqiptarët tashmë mund të përbëjnë nën 20% të popullsisë.
Duke folur në një emision televiziv në lidhje me regjistrimin e popullsisë, Pendarovski tha se të drejtat në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të varen nga numrat.
“Shqiptarët edhe të mos jenë 20%, dhe nuk mund të jenë më pak, sepse të gjithë po shpërngulen nga ky vend. Këto janë përralla se shqiptarët tani janë nën 20%. Deklarata ime politike është se nuk duhet shikuar sipas numrave. Ato të drejta i ke dhe mund të flasim vetëm për përmirësimin e gjendjes dhe statusit tim dhe tuajit”, theksoi Pendarovski. /Opinion.al