Shqiptarët sërish i kanë sytë nga Gjermania. Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane tregojnë se 1599 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, gjatë muajit korrik. Krahasuar me dy muajt e parë, qershorin dhe majin, ka një rritje.
Ajo që të bie në sy për këtë muaj është se, përveç Shqipërisë nuk ka asnjë vend tjetër nga Ballkani, qytetarët e të cilëve të kenë kërkuar azil.
Listën e kryeson Siria, më pas Afganistani dhe Iraku. Shqipëria renditet në vend të 8. Gjatë muajit korrik gjithsej në Gjermani kanë kërkuar azil 53,008 persona. /tvklan.al