Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët martohen me gra të moshuara për t’i shpëtuar dëbimit nga BE

2019/06/01 at 1:24 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët martohen me gra të moshuara për t’i shpëtuar dëbimit nga BE

Në tetor të vitit të shkuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë gjykoi një padi civile për zgjidhje martese. Kërkesa bëhej nga një grua 60 vjeçe që kërkonte të ndahej nga bashkëshorti i saj gati 40 vjet më i ri në moshë.

Edhe pse martesa me djalin e ri ka zgjatur më pak se një muaj, gruaja i tha BIRN se nuk është aspak e penduar për zgjedhjen që bëri.

“Erdhi me kontaktoi një njeri imi dhe më kërkoi të ndihmoja një shok të tijin për tu martuar në gjendje civile me të, pasi kishte probleme me dokumentet. Unë pranova, kryem të gjithë procedurat në gjendje civile dhe pas një muaj përfunduam në gjykatë për divorc”, tregoi 60-vjeçarja.

“Për këtë nder që i bëra ai më fali 50 mijë lekë dhe realisht u gëzova shumë, pasi jetoj në kushte të vështira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur”, shtoi gruaja nga Lezha.

Historia e martesës jetëshkurtër midis gruas 60-vjeçare dhe të riut lezhjan nuk është e pazakontë. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjatë 2 viteve të fundit vetëm në Gjykatën e Lezhës ka pasur rreth 50 divorce të ngjashme.

Punonjës të gjendjes civile dhe të bashkisë së Lezhës i thanë BIRN se këto martesa janë fiktive. Ato shtuan se këto marrëdhënie juridike zgjasin për pak javë dhe bëhen për të marrë një pasaportë me një mbiemër të ri. Pasaporta me mbiemër të ri i mundëson të rinjve që i është ndaluar hyrja në Bashkimit Europian të emigronin përsëri.

“Është shqetësues fakti, që individë të ndryshëm, një të drejtë ligjore ngushtësisht personale, për shkak të vështirësive sociale dhe ekonomike, detyrohen ta ezaurojnë si një veprim procedural fiktiv, pa pasur si qëllim formalizmin e një raporti real martesor me qëllim krijimin e një familjeje”, tha nënkryetarja e bashkisë Lezhë Alfrida Marku.

Fluksi azilkërkuesve

Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve krahasuar me popullsinë, në vendet e BE vitet e fundit. Sipas institutit evropian të statistikave ‘Eurostat’ rreth 145 mijë shqiptarë aplikuan për azil nga viti 2015-2018. Fluksi i aplikimeve ra nga 66 mijë në vitin 2015 në rreth 19 mijë në vitin 2018, kjo edhe për shkak se një pjesë e mirë e atyre që tentuan të fitonin azil u kthyen pas nga autoritet e vendeve pritëse, kryesisht prej Gjermanisë e Francës.

Megjithatë sipas Eurostat në tre muaj e parë të vitit 2019, janë rreth 5200 azilkërkues nga Shqipëria në vendet e ndryshme të BE, pjesa më e madhe në Francë dhe Gjermani. Shumica dërrmuese e aplikimeve për azil refuzohet nga vendet anëtare të BE-së, por azilkërkuesit duket se e përdorin këtë skemë për të qëndruar disa muaj në një vend anëtar të BE-së deri në gjetjen e mundësive për punësim.

Ndërkohë kthimi i detyruar pas, për shkak të refuzimit të azilit apo tejkalimit të kohës së qëndrimit të lejuar në BE,  shoqërohet shpesh me masa administrative të ndalimit të hyrjes në zonën ‘Schengen’ për periudha që shkojnë deri në 10 vjet dhe vula të posaçme në pasaportë. Këto ndëshkime kanë shtyrë të penalizuarit që synojnë të emigrojnë sërish të ndryshojnë gjeneralitetet për të shmangur ndalimet në kufi.

Vetëm gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti në gjykatën e Lezhës janë bërë 145 padi për zgjidhje martese 68 prej të cilave kanë përfunduar. Nga një vëzhgim i bërë nga BIRN, duke iu referuar moshës së palëve në këto procese gjyqësore, rezulton se një pjesë e tyre dyshohet se kanë qenë martesa fiktive edhe pse nuk ka një statistikë zyrtare për këtë.

Ndërkohë burime nga Gjykata e Lezhës bënë me dije se duke parë fenomenin në rritje të martesave fiktive, gjyqtarët kanë vendosur që t’u rikthejnë burrave të martuar mbiemrat e paramartesorë pas divorcit./ Burimi: Birn- Lajmin e plotë e lexoni KËTU

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Video/ Si do të jetë nënkalimi te sheshi “Shqiponja”

Video/ Si do të jetë nënkalimi te sheshi "Shqiponja"

Shumë e lidhur më të atin, Shiloh pret Bradin për të festuar ditëlindjen

Shumë e lidhur më të atin, Shiloh pret Bradin për të festuar ditëlindjen

Donald Trump mbështet Boris Johnson në garën për kryeministër

Donald Trump mbështet Boris Johnson në garën për kryeministër

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com